Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndihma në trajtimin e kancerit\ Inteligjenca Artificiale do të shkurtojë kohën e pritjes për nisjen e radioterapisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ndihma në trajtimin e kancerit\ Inteligjenca Artificiale do të shkurtojë kohën e pritjes për nisjen e radioterapisë
BoteKryesoreShendetesi

Ndihma në trajtimin e kancerit\ Inteligjenca Artificiale do të shkurtojë kohën e pritjes për nisjen e radioterapisë

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

 

 

Përdorimi i një lloji të ri të teknologjisë së Inteligjencës artificiale do të shkurtoj kohën që pacientët me kancer do të duhet të presin përpara se të fillojnë radioterapinë.

- Publicitet -

BBC raporton se risia teknologjike do t’u vijë në ndihmë mjekëve që të llogarisin më shpejt se ku do të drejtojnë rrezet terapeutike, për të vrarë qelizat kancerogjene, ndërkohë që nga ana tjetër do të kursejnë sa më shumë qelizat e shëndetshme.

Studiuesit në Spitalin Addenbrooke trajtuan programin e Inteligjencës Artificiale me Microsoft, të cilin po e vënë në përdorim me pacientët.

Autoritetet e shëndetit sqarojnë se për çdo pacient, mjekët zakonisht shpenzojnë nga 25 minuta, deri në dy orë, duke punuar në rreth 100 seksione tërthore të skanimit, duke “konturuar” me kujdes ose duke përshkruar kockat dhe organet për të përcaktuar se ku do të drejtojnë rrezet për goditjen e qelizave kancerogjene dhe mbrojtjen e atyre që janë të shëndetëshme. Ndërkohë programi i inteligjencës artificiale funksionon dy herë e gjysmë më shpejt, thonë studiuesit.

Kur trajtojnë gjëndrën e prostatës, për shembull, mjekët duan të shmangin dëmtimin e fshikëzës ose rektumit aty pranë, gjë që mund t’i lërë pacientët me probleme të kontinencës gjatë gjithë jetës, prandaj dhe shpenzojnë me shumë kohë në përcaktimin e zonave se ku do të drejtojnë rrezet për të shkatërruar qelizat kancereogjene.

“Ne jemi shumë të emocionuar për potencialin e inteligjencës artificiale në zëvendësimin e disa proceseve dhe procedurave, duke përfshirë diagnostikimin dhe terapinë e kancerit. Inteligjenca Artificiale ka aftësinë për të përshpejtuar procesin e diagnostikimit, duke ndihmuar mjekët të kapin sëmundjen më herët dhe duke u dhënë pacientëve shans më të mirë të mundshëm për shërim”, tha presidentja e Kolegjit Mbretëror të Radiologëve Dr Katharine Halliday.

Por sidoqoftë, “një radiolog klinik me të dhënat, njohuritë dhe saktësinë e dhënë nga inteligjenca artificiale është dhe do të jetë gjithnjë e më shumë një forcë e jashtëzakonshme në kujdesin ndaj pacientit”, shton ajo.

Ndërsa Inteligjenca artificiale premton shumë dhe sigurisht do të ndihmojë në reduktimin e kohës për trajtimin e kësaj sëmundjeje, duhet të dimë, se ajo nuk do të mund të zëvendësojë profesionistët shumë të trajnuar dhe të aftë të mjekësisë.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?