Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do të ketë gjoba”, Kumbaro: Fasha orare për muzikën gjatë sezonit turistik në zonat e banuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Do të ketë gjoba”, Kumbaro: Fasha orare për muzikën gjatë sezonit turistik në zonat e banuara
KryesorePolitike

“Do të ketë gjoba”, Kumbaro: Fasha orare për muzikën gjatë sezonit turistik në zonat e banuara

Published: April 13, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije këtë të enjte vendimin e qeverisë lidhur me miratimin e amendimit për zhurmat në mjedis.

Në një deklaratë për mediat, Kumbaro tha se qeveria ka vendosur të miratojë ligjin i cili do rregullojë dhe përcaktojë se cilat zona duhet të jenë të qeta dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete, ku theksoi se fashat orare do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës.

Sakaq shtoi se do të jetë përgjegjësi e policisë bashkiake për të kontrolluar këto zona ku shkelet ligji pasi Bashkia të ketë përcaktuar dhe hartën në lidhje me ndotjen akustike ku do të caktohen se në cilat vende mund të zhvillohet aktivitet me muzikë jashtë kësaj fashe.

- Publicitet -

“Miratuam amendimet dhe ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis, është një punë 1 vjeçare kur një nga shqetësimet që kishin bizneset, operatorët apo pushuesit ishte ndotja akustike e shpërndarë në hotele, lokale dhe ne i kemi dhënë zgjidhje ku duke filluar nga ky sezon me miratimin e ligjit në Parlament do të kemi një kontroll në lidhje me fashat orare shumë më të kontrolluara dhe një kompetencë më të zgjeruar të policisë së shteti. Do të kontrollohet ndotja akustike, oraret dhe një detyrë për bashkinë të cilët do të përcaktojnë hartën në lidhje me ndotjen akustike, zonat e banuara dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete me muzikë. Do të ketë një ndarje më të qartë  të kompetencave për policinë bashkiake e cila do kontrollojë por do pajiset dhe me mjete më certifikuese. Do t’i japim fund njëherë e mirë atij topi që hidhej sa te policia, shëndetësia, tani i kanë rrolet të qarta. Fashat orare për sezonin e verës për aktivitetet muzikore do jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës dhe në përputhje me hartën e miratuar nga bashkia do monitorohen dhe penalizohen aktivitetet që nuk respektojnë këto ligje”, tha ajo.

A do pengohen bizneset që pas orës 12 nuk do kenë një muzikë të lartë dhe klientët largohen?

Normat e muzikës nuk kanë qenë deri më tani të kontrolluara, ne kemi pasur urdhëruese por nuk kishte kompetenca se kush e kontrollonte. Bashkitë do përcaktojnë se cilat janë ato zona që mund të zhvillojnë aktivitet me muzikë, ku duhet të jenë larg banesave ku jetohet dhe shplodhet. Nuk mund të bashkëjetojnë në një zonë edhe jeta e natës, qetësia.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?