Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimet në tregun e punës, më pak të rinj po ndjekin arsimin e lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshimet në tregun e punës, më pak të rinj po ndjekin arsimin e lartë
AktualitetEkonomi

Ndryshimet në tregun e punës, më pak të rinj po ndjekin arsimin e lartë

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Ndërsa në shtator pritet të nisë viti i ri akademik, dilemat tek të rinjtë janë për degën që duhet të zgjedhin. Duhet të udhëheqë pasioni apo kërkesat e tregut për të gjetur një punë pas përfundimit të ciklit të studimeve? Në fakt, të dhënat tregojnë se numri i të rinjve që po ndjekin arsimin e lartë është në rënie, ashtu si edhe në ciklet e tjera të studimit. Një dukuri që lidhet me emigrimin dhe pakësimin e popullsisë.

Në vitin akademik 2023-2024, numri i nxënësve dhe studenteve që ndoqën sistemin arsimor shqiptar rezultoi mbi 533 mijë, me rënie gati 20 mijë kundrejt vitit të mëparshëm akademik. Ndërsa kundrejt 5 viteve më parë, rënia rezultoi mbi 78 mijë. Pakësimi i numrit të nxënësve vihet re në të gjitha ciklet e studimit.

Kështu, nga totali i nxënësve që kanë ndjekur studimet në vitin akademik 2023-2024, vetëm 21.9% rezultojnë të regjistruar në ciklin e arsimit të lartë. Ndërkohë që numri i atyre që kanë ndjekur shkollat profesionale është thuajse i papërfillshëm, çka tregon mungesën e interesit të të rinjve për të ndjekur këtë cikël studimi, pavarësisht kërkesës së lartë të tregut për shumë zanate.

- Publicitet -

Por cilat janë degët që kanë më interes nga të rinjtë që vendosin të zgjedhin arsimin e lartë?

Të dhënat zyrtare tregojnë se “biznes, administrim dhe ligj” mbetet e preferuara e të rinjve me 24.4% të totalit. Arsyeja pse sot tregu i punës në Shqipëri ka një numër të lartë ekonomistësh dhe juristësh, profesione që kanë qenë tradicionalisht më të preferuarat. Në vendin e dytë renditet “shëndet dhe mirëqenie”, me 20.9% të totalit të studentëve, pasuar nga inxhinieria e ndërtimit. Degët më pak të preferuara rezultojnë “bujqësi, pyje, peshkim” dhe “shkencat natyrore dhe matematikë”.

Pakësimi i numrit të nxënësve dhe studentëve ka pasoja në ekonominë e vendi. Pasi reflektohet me një nivel të ulët të arsimimit të popullsisë në tërësi; me nivel të  ulët të kualifikimit të fuqisë punëtore; produktivitet  të ulët të ekonomisë dhe rritje më e ngadaltë ekonomike.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?