Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon tatimi mbi pagat, nga 1 Qershori, formulë e re llogaritjeje sipas fashave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshon tatimi mbi pagat, nga 1 Qershori, formulë e re llogaritjeje sipas fashave
AktualitetEkonomi

Ndryshon tatimi mbi pagat, nga 1 Qershori, formulë e re llogaritjeje sipas fashave

Published: May 31, 2023
Shpërndaje

Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të normës tatimore për për pagat nga 0-50 mijë lekë. Më ligjin e aplikuar deri më tani, kufiri i pagave të patatueshme ishte në 40 mijë lekë dhe 6.5 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë për pagat nga 30-50 mijë lekë.

Tashmë norma tatimore prej 6.5 për qind është hequr, duke bërë që punonjësit që paguhen nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë mbi pagë që varion nga 650 lekë deri në 1300 lekë/muaj për secili kufi. Edhe pse kjo masë pritej të hynte në fuqi në muajin Janar, ka kaluar dhe është botuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Në kufirin 40-50 mijë lekë janë afro 58 mijë punonjës përfitues. Ndërkaq, me ligjin e ri përfitues do të jenë edhe të punësuarit me paga 50-60 mijë lekë. Pasi tatimi mbi pagën do të llogaritet 13 % e shumës mbi 35 mijë lekë. Pra në këtë rast paga e tatueshme do të jetë 25 mijë lekë.

- Publicitet -

Ndërsa për individët me paga mbi 60 mijë lekë nuk do të ketë ndryshime në taksim, pasi formula do të qëndroje e njëjtë, zero tatim deri në kufirin 30 mijë lekë, 13 % shumës mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, dhe 23 për qind për pagat mbi 200 mijë lekë. Sipas ligjit të zbatuar deri më tani, tatimi për individët që paguheshin nga 50 mijë-200 mijë lekë, llogaritej zero 30 mijë lekë dhe 13% e shumës mbi 30 000 lekë. Për pagat mbi 200 mijë lekë, aplikohej norma tatimore 23 për qind./scan

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale
  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?