Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në 2023, po ndërtojmë ende me firmën e Mehmetit”, ish-kreu i Sizmologjisë: “Duhet të kthehet urgjent në ligj, studimi i ri”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Në 2023, po ndërtojmë ende me firmën e Mehmetit”, ish-kreu i Sizmologjisë: “Duhet të kthehet urgjent në ligj, studimi i ri”
KronikeKryesore

“Në 2023, po ndërtojmë ende me firmën e Mehmetit”, ish-kreu i Sizmologjisë: “Duhet të kthehet urgjent në ligj, studimi i ri”

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

 

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se Shqipëria nuk ka asnjë ligj për rrezikun sizmik.

Sizmologu veteran u shpreh se duhet të nxirren mësime nga këto tërmete shkatërrues dhe të bëhet një ligj siç e ka e gjithë Evropa dhe të zbatohet. Sipas Aliajt, ndërtesat e sotme po ndërtohen ende me ligjin e firmosur në 1979 nga Mehmet Shehu.

- Publicitet -

“Pas tërmetit të 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, me magnitudë 7, ne kemi bërë një studim për llogaritjen e rrezikut sizmik. Propozuam që atëherë që të vihej në fuqi.

E mbaruam në vitin 1976. U deshën tre vjet deri në vitin 1979 deri kur ra tërmeti tjetër, ai i Shkodrës, që të miratohej ligji në qeveri. Pse shumë njerëz dyshonin dhe arsyetonin që e kishim zmadhuar intensitetin. Kur ra tërmeti Mehmet Shehu i vuri menjëherë firmën studimit, që të bëhej ligj.

Dhe nuk është rinovuar më, pavarësisht se ne kemi nxjerrë studimin e ri në 2013. Ndërtuesit sot në 2023 po punojnë me ligjin e Mehmet Shehut”  – u shpreh Aliaj

Ish-drejtori i Institutit të Sizmologjisë thotë se sot zyrtarët tanë të mos presin ndonjë tërmet që të firmosin euro-kodet sizmike.

“Mesa duket, ne nuk e kemi ende një ligj të ri sizmim për shkak të interesave të ndërtuesve. Sepse eurokodet detyrojnë ndërtuesit të kenë parametra të tjera për ndërtimin e apartamenteve.

Kjo do t’i bënte ata të shpenzojnë më shumë dhe për këtë nuk u leverdis një ligj i ri për ndërtimin bazuar në rrezikun sizmik. Duhet patjetër të miratohen këto kode, pasi shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë me frikën se po ra tërmeti, shtëpia do t’ju bjerë mbi kokë”

Cilat janë zonat më në rrezik në Shqipëri?

Sizmologu veteran thotë se Juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike e fortë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7. Edhe Durrësi ka shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet.

“Durrësi është më i rrezikuar se Tirana nga tërmetet.  Atje është kufiri i pllakave. Edhe Tirana është e rrezikuar, por më pak. Gjithashtu edhe Vlora është zonë sizmike. Në 1930 ka qenë tërmeti i fundit i fortë që ka goditur qytetin. Blloku i Himarës, Sarandës, është shumë larg rrezikut sizmik. Por në përgjithësi, Ballkani është një zonë sizmike me rrezik”, u shpreh Aliaj.

Sizmologu shpjegoi edhe dallimin mes shkallës Rihter të tërmetit dhe intensitetit në ballë, kjo pas ngatërresës me shkallën e tërmetit në Turqi.

Sipas sizmologut tërmeti në Turqi ishte 7.8 i shkallës Rihter, që po ta përkthesh në ballë shkon në 11 ballë. Dallimi mes të dyjave tha Aliaj është se magnituda 7.8 e shkallës Rihter është energjia e tërmetit në vatër. Ndërsa intensiteti, balla është si ndihet në sipërfaqe.

“Tërmeti në Turqi është një rast unikal. Tërmeti shumë i fuqishëm po ta kthesh në ballë. Më i fuqishmi tërmet që ka rënë në Shqipëri është ai i 15 prillit të vitit 1979 që goditi zonën kufitare Shqipëri-Mal i Zi. Ky tërmet vlerësohet me magnitudë 7, rreth 9 ballë në sipërfaqe. Ky është tërmeti më i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor. Çdo 100 vjet ndodhin tërmete të tilla. Shqipëria tani për tani nuk ka riat tërmeti të atillë si në Turqi. Do një kohë të madhe të akumulohet një energji kaq shumë e madhe në këto vatra. Jemi në një tjetër pllakë të Tokës që nuk ndikohet nga pllaka aziatike ku ka ndodhur tërmeti”.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli
  • Fallsifikime në Plazhin e Semanit, arrestohen ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe një ndërtues
  • Dënimi i krerëve të UÇK-së dhe rasti Gotovina
  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, arbitrazhi i Londrës i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit

Komentet e Fundit

  1. . on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. demo on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Arbëria on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  5. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?