Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në qeli deri në tetor, Beleri pas vendimit të Apelit: Do ankimoj në Strasburg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në qeli deri në tetor, Beleri pas vendimit të Apelit: Do ankimoj në Strasburg
AktualitetPolitike

Në qeli deri në tetor, Beleri pas vendimit të Apelit: Do ankimoj në Strasburg

Published: June 26, 2024
Shpërndaje

Fredi Beleri ka humbur mundësinë për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e dënoi me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Në këtë mënyrë, Beleri nuk mund ta marrë mandatin e fituar në zgjedhjet e 14 Majit.

Ai do të qëndrojë pas hekurave në burgun e Fierit deri në muajin tetor, tashmë si një person i dënuar me një vendim të formës së prerë, ndërsa në Himarë do të ketë zgjedhje të reja.

- Publicitet -

Vendimi i sotëm e pengon Belerin edhe në ushtrimin normal të detyrës si eurodeputet i partisë greke “Demokracia e Re”, pasi nuk do të mund të shkojë në korrik në Strasburg për të bërë betimin.

Pak orë pasi u njoftua vendimi i Apelit, Beleri ka reaguar nga qelia duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e kishte planifikuar grushtin e shtetit në çdo hap, siç i cilësoi ai metodat e përdorura kundër tij.

“Një parodi drejtësie”, e cilëson Beleri vendimin përfundimtar të drejtësisë shqiptare për të, duke njoftuar se ai ka nisur procedurat për apelimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Strasburg.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte i pritshëm, pasi grushti i shtetit ndaj meje ishte planifikuar në çdo hap nga vetë kryeministri shqiptar. Apeli, nuk mbaron këtu. Unë kam nisur tashmë procedurat e ankimimit në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Strasburg dhe jam i sigurt se drejtësia që nuk u dha nga regjimi i Ramës do të na jepet atje. Fatkeqësisht për të dhe për fat të mirë për helenizmin e veriut, prania ime në Parlamentin Europian – falë vendosmërisë së Kyriakos Mitsotakis dhe mbështetjes së popullit grek – garanton se lufta për demokraci dhe sundim të ligjit do të vazhdojë”, thotë ai.

Në të njëjtën kohë, ai e cilësoi kryeministrin shqiptar si një lider autoritar, duke theksuar se “ata që ushqenin iluzione se Rama do të veprojë si lider i një vendi që dëshiron të bëhet anëtar i familjes europiane u hodhën poshtë”.

“Për sa më përket mua, qëndrimi im është i qartë. Siç nuk u dorëzova në 14 muajt e fundit, ashtu nuk do të dorëzohem as tani, në 3-4 muajt e mbetur. Edi Rama do ta ketë problemin tani e tutje, jo unë. Në fund, drita fiton gjithmonë mbi errësirën”, përfundon Beleri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

Komentet e Fundit

  1. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  4. demo on Dikur ishte shkaku pse Ramën e thërrisnin “mister 20 përqindshi”, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”, dyshohet si sekser i Ballukut
  5. demo on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?