Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Negociata me Rithemelimin, Rama: Idiotët po thonë se kemi gëlltitur ç’kemi thënë, s’e kuptuan kurrë që PS është 3 hapa para! Pazari me ‘non gratën’ nuk ekziston
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Negociata me Rithemelimin, Rama: Idiotët po thonë se kemi gëlltitur ç’kemi thënë, s’e kuptuan kurrë që PS është 3 hapa para! Pazari me ‘non gratën’ nuk ekziston
Politike

Negociata me Rithemelimin, Rama: Idiotët po thonë se kemi gëlltitur ç’kemi thënë, s’e kuptuan kurrë që PS është 3 hapa para! Pazari me ‘non gratën’ nuk ekziston

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur mes maxhorancës dhe deputetëve të Rithemelimit për ngritjen e komisioneve hetimore dhe rikthimin e jetës parlamentare në normalitet.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se “pazari me Non Gratën” nuk ekziston, pasi e kanë thënë më herët se pse janë dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojnë komisionet hetimore.

Reagimi i plotë:

- Publicitet -

Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!

Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!

Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?

Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.

Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!

Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.

Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​E vërteta e “fletëthirrjeve” në SPAK, si u përdor një faqe satirike për goditjen e Top Channel
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • Janë apo s’janë të Saliut ata në shesh? Rama thotë po, analisti afër Ramës ka një mendim tjetër
  • Rama i përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna
  • Policia ndërhyn me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj studentëve

Komentet e Fundit

  1. Detari on Janë nën hetim nga SPAK, qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Ajo që pritej po ndodh…
  3. Tani on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Miku aktor i Ramës: Si u katandise kështu për një m… karrige
  5. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?