Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit, e pamjaftueshme. Dokumenti përmend gjithashtu Median dhe Pronën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit, e pamjaftueshme. Dokumenti përmend gjithashtu Median dhe Pronën
Lajmi i funditPolitike

Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit, e pamjaftueshme. Dokumenti përmend gjithashtu Median dhe Pronën

Published: October 15, 2024
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën të martën në Luksemburg konferencën e dytë Ndërqeveritare, që shënon dhe çeljen e grup-kapitullit “Themeloret” në negociatat për anëtarësim.

Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, e cila mban presidencën e radhës dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, e konsideruan këtë moment një hap të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të ardhmen e zgjerimit të Unionit.

“Pesëmbëdhjetë vjet pritje është e papërshtatshme, na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani,” tha ministri hungarez, duke folur gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Rama.

- Publicitet -

Rama e cilësoi këtë moment si “një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor europian” dhe tha se ky është i vetmi plan për të ardhmen e Shqipërisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rama shpalli ambicien për ta përmbyllur deri në vitin 2030 procesin.

Qeveria shqiptare kërkon integrim të përshpejtuar për disa kapituj, ku përfshihet funksioni i institucioneve demokratike; reforma në Administratën Publike; Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; Drejtësia, Liria dhe Siguria si dhe Prokurimet Publike.

Por sipas pozicionit negociues të Bashkimit Evropian, i cili u bë publik, Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në lidhje me luftën kundër korrupsionit, me lirinë e medias apo me regjistrimin dhe transparencën e pronësisë.

BE nënvizon gjithashtu se ecuria e ekonomisë shqiptare ka qenë “nën potencial” dhe konvergjenca, pra afrimi i nivelit ekonomik të Shqipërisë me mesataren e BE-së, është “i ngadaltë”.

Kritikat më të mëdha lidhen me zhvillimin në dukje më domethënës të viteve të fundit, luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, me disa ministra dhe dy dyzina me zyrtarë të lartë të akuzuar apo të dënuar, përfshirë një ish-zëvendëskryeministër dhe një ish-kryeministër.

Ndërsa këto zhvillime duken të mëdha në krahasim me pothuajse zero të dënuar më parë, për zyrtarët e Brukselit rezultati është jo më shumë se sa inkurajues, por gjithsesi “i pamjaftueshëm”.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó dhe komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg. Foto kortezi: Komisioni Europian.

“BE mban shënim si pozitive disa dënime finale për akuza për korrupsion kundër zytarëve të lartë,” thuhet në pozicionin negociues të BE-së.

“BE nënvijëson gjithsesi se korrupsioni është i gjithëpërhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore dhe institucionet dhe kjo mbetet një fushë shqetësimesh serioze,” – shkruhet më tej në dokument.

“BE mban shënim gjithashtu se masat anti-korrupsion kanë pasur në përgjithësi ndikim të kufizuar deri tani në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni.”

Shqipëria ndërmori Reformën në Drejtësi në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë, suksesi i arritur në pastrimin e sistemit përmes procesit të vetingut dhe rastet e para të akuzave dhe dënimeve për korrupsion nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shërbyer si argument kyç për përparimin e Shqipërisë në arritjen e kritereve të kërkuara për anëtarësim. Por ndryshe nga kjo, BE duket se ka shtruar pyetjen nëse suksesi i deritanishëm është apo jo i mjaftueshëm për të konkluduar se korrupsioni po luftohet siç duhet dhe ka dalë në konkluzionin se ndikimi real ka qenë “i kufizuar”.

Krahas vlerësimit të përgjithshëm për gjendjen e korrupsionit, BE bën thirrje veçanërisht për hipotekat që të “ndërmarrin masa të shëndosha kundër korrupsionit” si dhe të kujdeset që kërkesat të trajtohen tërësisht brenda afatit ligjor 45 ditor. Dokumenti vëren se mungesa e të drejtave të pronësisë në vend dhe vështirësitë në regjistrimin e pronave “vijojnë të kufizojnë funksionimin efikas të ekonomisë së tregut”.

Pika e dytë në pozicionin negociues ku Shqipëria ka marrë kritika veçanërisht të forta ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Ajo gjithsesi vëren në këtë pikë si “fakt pozitiv” se Shqipëria ka shprehur vullnetin të ndërmarrë reforma të thella në kuadrin ligjor dhe rregullativ. Shqipëria, sipas BE-së, duhet të “forcojë transparencën e pronësisë së medias, pluralizmin e medias dhe pavarësinë editoriale, të forcojë transparencën e financimit të medias nga burimet private dhe shtetërore dhe të forcojë autonominë e rregullatorit të medias dhe pavarësinë e transmetuesit publik”.

Shqipëria ka një treg televiziv të dominuar nga pak operatorë, të cilët kanë interesa të shumëfishta me qeverinë, përfshirë kontrata të partneritetit publik-privat apo prokurime publike ndërsa natyra e pronësisë në këto televizione, zakonisht me një pronar apo nën pronësinë e një familjeje, pakëson mundësinë e pasjes së një stafi editorial në të cilin vendimet editoriale ndërmerren mbi bazën e parimeve të gazetarisë së pavarur dhe jo të interesave të pronarit.

“BE vëren se atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave shpifëse dhe padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike që shënjestrojnë gazetarët nuk është përmirësuar dhe mbetet një problem për t’u adresuar,” thuhet në dokument.

“BE nënvijëzon rëndësinë që Shqipëria të shfuqizojë tërësisht parashikimet penale për fyerjen dhe shpifjen dhe të përafrojë aspektet civile të shpifjes me standardet evropiane,” thekson dokumenti, sipas Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?