Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nën peshën e qiellit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Nën peshën e qiellit
Komunitet

Nën peshën e qiellit

Published: October 13, 2026
Shpërndaje

“Nën peshën e qiellit” – një roman tronditës i bazuar mbi histori personale. “Askush nuk është i lirë në këtë jetë, bile edhe zogjtë kanë si pranga qiellin”

I
”Nën peshën e qiellit”. Kështu e ka titulluar romanin e tij Hysni Elezi. Pas librit të parë “Muzika e Edukimit”, të botuar pak vite më parë, por që nuk ka ndonjë pikëtakimi me letërsinë, autori kësaj radhe ka vendosur të na surprizojë me një vepër të mirëfilltë letrare, ashtu siç është romani; gjinia më e gjatë e prozës.

Ky libër është bazuar pothuajse tërësisht mbi ngjarje të vërteta; si një lloj “testamenti” jetësor, ku autori është dëshmitari dhe protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve që kanë ndodhur dhe përjetuar nga vetë ai. Dhe ka marrë “vendimin” e guximshëm; që t’i rrëfehet lexuesit.

- Publicitet -

Me mënyrën e tij të të treguarit, autori Elezi të krijon idenë dhe përshtypjen e një ngjajshmërie çehoviane në stilin e të shprehurit, dhe shkruan ashtu si di; pa patur pranë një model për tu ndjekur ose një përvojë të lëvruari. Ai shkruan pa shumë ngarkesa e teprime emotive dhe kërkon nga vetja që të jetë thjeshtë; vetvetja. Pothuajse pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e jetës së tij është e mbushur me vështirësi dhe peripeci deri në kufijtë e absurdit.

Hysni Elezi nuk ka kurrëfarë synimi dhe qëllimi se deri ku shkon kurba e “justifikimit” letrar. Kjo e ka çliruar nga çdo presion dhe pretendim për ta patur si një arritje në shkallët e letërsisë.

Ajo që surprizon dhe të emocionon qysh në fillim, është volumi i madh dhe i kronikëzuar i ngjarjeve që kanë gërvishur ndjeshmërinë e tij sentimentale dhe njerëzore. Ai sjell një vepër voluminoze me mbi 400 faqe; gjë që nuk has dhe aq shpesh në letërsinë e pasviteve 90-të. Është një punë e gjatë dhe shpesh e lodhshme që të shkruash kaq shumë; që të ruash lëvizjet lineare të personazheve të panumërt dhe ngasjet e pafundme; duke i gërshetuar dhe shkrirë me njëri-tjetrin, por pa humbur fillin e narracionit dhe orientimin për asnjë çast.

Një nga linjat që të mbesin gjatë në mendje dhe që duhej të përbënte një roman me vete është historia e dashurisë së Astritit me Violën. Ky idil lind qysh në bankat e shkollës së mesme; kohë e cila përkon me vitet më të zymta të sistemit komunist. Autori na e rrëfen këtë dashuri gati atipike për kohën, kur puritanizmi konsevator alla shqiptarçe e trajtonte intimitetin dashuror si një tabu, e përforcuar kjo edhe nga rregullat dhe normat se si duhej të ishte njeriu i ri në sistemin komunist.

Astriti dhe Viola bien në dashuri me njëri-tjetrin kur ende janë shumë të rinj; por çuditërisht ata janë aq të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për ta kuptuar se çfarë janë duke bërë.

Hysniu na e përshkruan këtë lidhje me një ngjyrim dhe besueshmëri mbresëlënëse; saqë kjo sagë idilike frymëzimi do të përbënte një skenar filmi. Autori, ndoshta edhe pa e ditur, i bën një radiografi të plotë vetë sistemit dhe mungesës së theksuar të lirisë dhe të meritave njerëzore. Ajo që të mban mbërthyer për të mos e hequr librin nga dora, janë rrëfimet e pafundme jetësore si në një serial televiziv, ku në çdo stad etapash ndodhin histori që të rrënqethin dhe të trondisin shpirtërisht. Janë ngjarje të papërsëritshme që e bëjnë këtë vepër një dëshmi autentike.

Hysni Elezi na ka vënë në duar dhe në mendje një aset të çmuar, për të mos harruar kurrë se çfarë kanë hequr njerëzit e thjeshtë, por edhe intelektualët e gradës së parë në ato kohëra dhe për t’i thirrur kujtesës kolektive. “Çdo njeri duhet ta shkruajë historinë e jetës së tij, pasi çdo histori njerëzore është unike” – thuhet në një postulat izrealit. Dhe autori e ka kryer me sukses këtë mision njerëzor.

Askush në botë të mos pretendojë së është i lirë, derisa truri dhe mendimet na e kornizojnë jetën dhe jo rrallë na e kontaminojnë atë. Mendimet janë prangat që ne me dëshirë i vendosim në trurin tonë; pavarësisht se kur i shtrëngojmë na dhemb së pari mishi, pastaj shpirti. Por askush nuk peshon më shumë se sa qielli, dhe harrojmë forcën gravitacionale ku mbështetemi.

Pesha e qiellit metaforikisht janë hallet dhe dertet; skamja dhe fukarallëku, peripecitë dhe vuajtjet, zhgënjimet dhe dhembjet tona, indiferentizmi i tmerrshëm dhe anashkalimi çnjerëzor. Janë vitet që na vrasin pak e nga pak duke na përkulur pa mëshirë drejt asgjësë abstrakte, drejt absurdit eterik. Ja, pikërisht këto do të gjeni te “Nën peshën e qiellit”.

Autori Hysni Elezi

II

Kur profesori im i dashur dhe miku im i vyer prej sa e sa vitesh, zoti Hysni Elezi, më fliste shpesh për ato se çfarë kishte hequr në jetë, dhe ishte me fat që ishte ende mes nesh, i sugjerova që gjithë këto drama të mund t’i shkruante në një libër, por ama në versionin letrar. Gjithë qëllimi ishte që ato të “gdhendeshin” dhe të mbeteshin të “përjetshme” në një roman autobigrafik. Profesori i befasuar nga ideja që i shfaqa, u gjallërua dhe lëshoi buzëqeshjen e tij tipike; plotë çiltërsi dhe sinqeritet.

“E di që do të duhet punë e madhe, por jam i sigurtë dhe kam besim që do arrish të bësh diçka serioze dhe që do të mbetet ndër breza! – i sugjerova. Kjo ide e imja e vuri në lëvizje dhe në kërkim. Dhe pas dy vitesh, falë edhe kujtesës brilante, ai sot na ka dhënë një roman të plotë ku mbështetet në ngjarje që i ka përjetuar vetë si një personazh shumë dimensional.

Romani ”Nën peshën e qiellit” i Hysni Elezit është libri i tij i parë në fushën e letërsisë. Kur shkruan një libër të tillë jashtë objeksionit dhe krijmtarisë letrare, autori mbështetet zakonisht mbi fakte dhe dëshmi që janë një punë hulumtuese dhe kërkimore. Por kur shkruan një roman, shkrimtari duhet të shtrydhë trurin, sepse këtu humbet ftohtësia dhe autori përfshihet nga emocionet e shumta që përcjellin ngjarjet dhe personazhet e tij. Peshon mbi shpatulla një barrë e rëndë, komplekse, madje imponuese dhe jo rrallë edhe stresuese.

Profesor Hysni Elezi është diplomuar për matematikë; dhe të rrallë janë personat e kësaj fushe që të jenë marrë me krijmtari letrare. Dihet se zakonisht ata kanë një logjikë dhe arsyetim të ngurtë mbi lëndët ekzakte, sepse aty gjërat janë krejtësisht të njëhsuara, dhe nuk luan as milimiteri. Por nga ana tjetër ka edhe përjashtime, si përshembull profesori ynë që i pëlqen letërsia, madje nuk i mungon as dëshira për të shkruajtur.

Sot romani i tij të buzëqesh qysh nga ballina, me atë fasadë luksi plot hijeshi intriguese. Mjafton të hapësh faqet e para … dhe pastaj nuk do të kesh mundësi të dalësh nga andej. Ajo që të surprizon është organika e ngjarjeve të njëpasnjëshme që të lë gojëhapur. Autori i trajton dhe i zhvillon historitë e tij në bashkëpunim me personazhe të tjerë ashtu si ndodhin; krejt spontanisht dhe pa e tepruar aspak me konfiguracionet dhe artikulacionet letrare; duke ruajtur masën dhe sensin e të vërtetës njerëzore.

Ballina e romanit

Personazhi qendror dhe udhërrëfyesi i ngjarjeve të romanit, Astrit Teliu, merr përsipër rolin e protagonistit që nuk dorëzohet kurrë edhe kur jeta e tij kalon në fije të perit. Ai lind në një fshat të vështirë në kohëra të vështira. Ngado pllakos skamja dhe mizerja, aq sa jeta është kthyer në një mbijetesë. Aty në fshatin e tij me rrugët gjithë baltë dhe ku fshatarët nuk mbushnin as barkun me bukë, ai me kalimin e kohës spikat si një person atipik; që nuk pajtohet me këtë realitet.

Sfida në fakt nuk ka të bëjë me ndryshimin e këtij moçali, pasi një gjë e tillë është e pamundur dhe as që mund të imagjinohet në atë lloj sistemi, por ai i shpall luftë botës së tij të brendshme.

Mes këtij bataku shoqëror, ai ndrit si një margaritar me etjen e madhe për dituri, dhe qëllimin për tu bërë dikushi në jetë. Astrit Teliu bie menjëherë në sy për zgjuarësinë dhe mençurinë që e karakterizon. Ai ndjek studimet e larta në një degë të vështirë siç është matematika, kur në fakt pasioni i tij ishte që të ndiqte studimet për mjekësi, ku padyshim që do të ishte bërë një mjek i shkëlqyer.

Por në fakt këto dëshira nuk ishin në dorën e tij; kështu që ai “degdiset” gjysmë zemërthyer në një shkollë të jugut. Por për kohën të vazhdoje studimet e larta, ishte një gjë fort e rrallë. Ai shkëlqen në mësime, por kjo nuk do të thotë se gjithçka shkon si në vaj. Jeta e tij merr një kthesë të papritur, kur ai diagnostikohet me një sëmundje të rëndë; gati të pashërueshme.

E gjitha jeta e tij në një moment kthehet përmbys kur ishte vetëm 26 vjeç. Ai sapo kishte ngritur siparin e saj dhe kishte filluar punë në shkollë si mësues. Astriti kalon në një kalvar të paimagjinueshëm duke mbetur nëpër spitale e klinika mjekësore me shpresën e venitur për t’ia dalë. Por e vetmja shpresë që e mban lidhur pas fijes së jetës është Viola, e dashura e zemrës që nuk e la një sekondë vetëm. Ajo sakrifikoi jetën e saj të re, për të mbajtur mbi supe një fatkeqësi që endej në ajër, dhe që me aq mundim e me mish ndër dhëmbë nuk e lëshoi që të dorëzohej.

Në atë jetë të ngarkuar me plotë vuajtje dhe peripecira; Astriti stoik me Violën e hijshme, arrijnë me dinjitet që të përballojnë sfidat e njëpasnjëshme. Aty ku vuajtja është e madhe, aty edhe lumturia është e tillë. Astriti me Violën e duan shumë njëri-tjetrin edhe sot e kësaj dite, ashtu si në ditën e parë ku zemra u lëvizi nga ndjenja e paprovuar. Askujt më shumë se sa Astritit nuk i shkon përshtat shprehja e famshme e shkrimtarit të njohur rus, Maksim Gorkit, “Gruaja që unë dashuroj nuk plaket kurrë”. Historia e tyre e dashurisë i ngjan një “Deja vu” të veprës dramatike të Shekspirit “Romeo dhe Zhulieta” por për fat pa fundin tragjik.

Pas viteve 90-të mbërriti demokracia, mbiu ëndrra për një jetë të re, pa probleme kapitale dhe për të jetuar si njerëz. Por Astriti pësoi një zhgënjim të madh. Në kohën e komunizmit, partia e vetme që ishte edhe pushteti njëkohësisht, vendoste në pozicionet kyçe njerëzit e saj më fanatikë, që luanin me fatin dhe jetën e njerëzve.

Edhe në sistemin e ri, Astriti me Violën, të njohur si personalitete në botën e arsimit, hasin të njëjtën problematikë. Edhe këtu si në atë kohë nuk ekziston drejtësia dhe barazia njerëzore sipas aftësisë dhe meritokracisë. Bile, militantizmi partiak e flak si një leckë, sikur të ishte askushi. Astrit Teliu ia mbath me gomone nëpër det duke e parë sërish vdekjen me sy. Pastaj kapitulli i emigracionit është i pabesueshëm, kur ai kryen çdo lloj pune vetëm për të luftuar varfërinë. Larg gruas dhe fëmijëve, profesori i matematikës sakrifikon çdo gjë, vetëm e vetëm që buzëqeshja e fëmijëve të tij ende të vegjël; e Stelës, Gretës dhe Eneas të regëtij në shpirtin dhe fizikun e tij të stërmunduar nga punët e rënda.

“Nën peshën e qiellit” është një rrugëtim gati pesëdhjetëvjeçar i nisur qysh nga vitet e fëmijërisë deri në kohën kur Astriti së bashku me Violën dolën në pension. Ata më së fundi janë të lumtur dhe të qetë mes fëmijëve dhe mbesave e nipërve. Duke e parë dhe riparë këtë roman në konceptin e lirisë, të befason këmbëngulja dhe stoicizmi i Astrit Teliut, që jeton në një mungesë të theksuar të saj, ashtu si në udhëtimin e tij me peshkarexhe për në Itali, kur e futën në një hapësirë të ngushtë dhe kur ajri që po thithte po fironte pak e nga pak.

Ai është i vetëdijshëm se askush nuk është i lirë në këtë jetë, bile edhe zogjtë kanë si pranga qiellin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafiku i klandestinëve, SPAK dhe Policia operacion, 5 urdhër-arreste
  • Nën peshën e qiellit
  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  • Integrimi i Shqipërisë, sot konferenca ndërqeveritare në Luksemburg, zbardhet agjenda

Komentet e Fundit

  1. Doni on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  2. Patronazhisti on VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  3. Naftëtari on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  4. Ethem Lalaj on VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  5. Detari on BKH kontroll në qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?