Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nën presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, SHBA po harton masa të reja për të luftuar islamofobinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nën presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, SHBA po harton masa të reja për të luftuar islamofobinë
AktualitetBote

Nën presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, SHBA po harton masa të reja për të luftuar islamofobinë

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

 

Shtëpia e Bardhë njoftoi një ditë më parë se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islamofobinë, ndërsa Presidenti Joe Biden përballet me skepticizëm nga shumë myslimanë amerikanë lidhur me mbështetjen e tij të palëkundur për sulmin ushtarak izraelit ndaj Hamasit në Gaza, si reagim për sulmin e grupit militant ndaj Izraelit më 7 tetor.

Fillimi i përpjekjeve kundër islamofobisë është pritur prej muajsh. Në muajin maj, administrata e Presidentit Biden publikoi një strategji kombëtare kundër antisemitizmit, që gjithashtu u referohej përpjekjeve kundër urrejtjes ndaj myslimanëve.

Përpjekja mori vrull më të madh pas konfliktit vdekjeprurës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Strategjia, një përpjekje e përbashkët e udhëhequr nga Këshilli i Politikave të Brendshme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, synon të hartojë një plan me palët e interesuara për të mbrojtur nga diskriminimi, urrejtja, fanatizmi dhe dhuna myslimanët dhe ata që perceptohen si myslimanë për shkak të racës, origjinës dhe prejardhjes së tyre, tha Shtëpia e Bardhë.

“Njoftimi i sotëm është hapi më i fundit për të krijuar një grup ndërinstitucional për të shtuar dhe koordinuar më mirë përpjekjet e qeverisë amerikane kundër islamofobisë, antisemitizmit dhe formave të ngjashme të paragjykimit dhe diskriminimit në Shtetet e Bashkuara”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

- Publicitet -

Krimet

Në Illinoi, një burrë u arrestua nën akuzat për krimin e urrejtjes pasi theri me thikë për vdekje në djalë mysliman 6-vjeçar dhe plagosi nënën e tij. Autoritetet dhe aktivistë të të drejtave të myslimanëve thanë se sulmi ishte nxitur nga besimi fetar i viktimave dhe si reagim ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sondazhet

Një anketë e opinionit publik nga Instituti Arabo-Amerikan, e publikuar të martën, tregon se për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1997, shumica e arabo-amerikanëve nuk u identifikuan si demokratë.

Tridhjetë e shtatë për qind thanë se tani mbështesnin demokratët, 32 për qind thanë se ishin republikanë dhe 31 për qind të pavarur.

Dyzet për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për ish-Presidentin Donald Trump, kandidatin e mundshëm republikan në zgjedhjet e vitit 2024, një shtim i mbështetjes me 5% krahasuar me vitin 2020.

Sondazhi është prova më e fundit se fushata e zotit Biden për një mandat të dytë po humbet me shpejtësi mbështetjen e myslimanëve dhe arabo-amerikanëve për shkak të mbështetjes së tij të palëkundur ndaj Izraelit. \Voa\

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?