Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse ndiheni të lodhur çdo ditë ju duhet më shumë hekur – ushqimet ku mund ta gjeni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nëse ndiheni të lodhur çdo ditë ju duhet më shumë hekur – ushqimet ku mund ta gjeni
AktualitetShendetesi

Nëse ndiheni të lodhur çdo ditë ju duhet më shumë hekur – ushqimet ku mund ta gjeni

Published: January 20, 2024
Shpërndaje

Lodhja është një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, por në disa raste ajo është drobitëse, e vazhdueshme dhe pengon kryerjen e aktiviteteve të ditës.

Ekspertët thonë se njerëzit që ndihen të lodhur vazhdimisht dhe çdo ditë duhet të kryejnë analizat sepse mund të kenë nivele të ulëta të hekurit.

Mungesa e Hekurit Dhe Lodhja

- Publicitet -

Lodhja është një nga simptomat më të forta të mungesës së hekurit.

Ajo ndodh sepse trupi ka nevojë për hekur që të prodhojë hemoglobinën tek rruazat e kuqe të gjakut.

Hemoglobina transporton oksigjenin dhe kur qelizat nuk marrin mjaftueshëm prej tij, njeriu përjeton lodhje, dobësi, letargji dhe përgjumje të vazhdueshme.

Suplementët e Hekurit

Njerëzit që kanë mungesa të këtij minerali të rëndësishëm mund të kujdesen për ushqimin dhe me këshillën e mjekut të marrin suplementë të hekurit.

Suplementët mund të merren vetëm me këshillën e mjekut sepse përdorimi i pakontrolluar i tyre mund të ketë efekte negative.

Në shumë raste, përdorimi i këtyre suplementëve shkakton të përziera, konstipacion dhe dhimbje stomaku.

Ushqimet Më Të Pasura Me Hekur

Barishtet

Barishtet, lakrat e egra dhe spinaqi janë burime të mira bimore të hekurit.

Ato mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe të konsumohen rregullisht.

Peshku, Karkalecat Dhe Gocat e Detit

Toni, sardelet, skumbria janë burime të mira të hekurit.

Peshku duhet konsumuar të paktën një herë në javë.

Vezët

Vezët janë të pasura me hekur dhe shumë të shëndetshme për mëngjes.

Ekspertët ju sugjerojnë të mos i shoqëroni me kafe ose çaj, sepse pengojnë përthithjen e hekurit.

Arrorët Dhe Frutat e Thata

Shqemet, fistikët, rrushtë e thatë, kumbullat dhe pjeshkët e thata janë burime të shkëlqyera të hekurit.

Ato mund t’i kombinoni në sallata të ndryshme ose të hani çdo ditë nga një prej tyre.

Frutat

Shalqini është një frut shumë freskues për ditët e nxehta të verës.

Mjafton një fetë shalqini për të marrë prej saj 0.69 mg hekur.

Pesë fiq të freskët kanë 1 mg hekur ndërsa bananja dhe molla ofrojnë 0.36 mg dhe 0.5 mg hekur respektivisht.

Çokollata

Çokollata e zezë është e shijshme dhe një ëmbëlsirë ngushëlluese për shpirtin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një sasi prej 100 gramësh çokollatë të zezë ofron 7 mg hekur.

Mishi i Viçit

Në 200 gramë mish viçi do të merrni 3.2 gramë hekur.

Burrat kanë nevojë për 8 mg hekur në ditë.

Gratë deri në moshën 50 vjeçare kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë.

Shpendët

Mishi i shpendëve (gjelit, rosës, pulës) është gjithashtu një burim i mirë i hekurit.

Në 100 gramë mish rose apo pule do të merrni 2.3 mg hekur.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?