Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse nuk i mjaftojnë 2 milionë lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit (?!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nëse nuk i mjaftojnë 2 milionë lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit (?!)
KryesorePolitike

Nëse nuk i mjaftojnë 2 milionë lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit (?!)

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

 

Kur garonte për primaret në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, i përzgjedhuri i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, pyetjes së Çim Pekës se “a do të jetonte dot me rrogën e kryetarit të Bashkisë (nëse do të zgjidhej), e cila është më pak se 2 milion lek të vjetra”, I përgjigjej:

“Sigurisht, do të mund t’ia dal, siç ia kam dal edhe tani që e kam më të ulët rrogën, por pa fshehur asnjëherë faktin se kam pasur mundësinë që të ndihmohem edhe nga familja, edhe nga i afërmi im, që është vëllai im”.

- Publicitet -

Kjo deklaratë, e bërë ndoshta i kapur pa mendje nga një pyetje me spec e Çim Pekës, në një televizion si Syri Tv, ku pyetjet e papritura ndaj tij nuk duhet të ekzistonin, po rezulton shumë e rëndësishme për Këlliçin sot dhe lidhet direkt me financimin e fushatës së tij. Përveçse një përgjigje arrogante e një deputeti të ri, i cili edhe pse merr gati 2 milion lek çdo muaj, nuk i dilka për të shtyrë muajin dhe kërkon ndihmë financiare edhe nga vëllai, kur shumë familje shqiptare e kalojnë muajin edhe me 500 mijë lek të vjetra, deklarata e Këlliçit ngre disa pikëpyetje serioze, po t’i hedhësh një sy faqes së tij në Facebook ditët e fundit.

Sot Belind Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij.

Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Tiranën ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë.

Vetëm javën e fundit, nga data 9 mars deri më 15 mars, Belind Këlliçi ka paguar plot 1208 dollarë për fushatë në Facebook. Ose ndryshe, i bie që ai ka shpenzuar në një javë 60% të rrogës së tij mujore si deputet. Pra, për ditët e mbetura të marsit, Këlliçi duhet të jetojë me rreth 600 dollarë të mbetura në xhep, sigurisht nëse nuk i vijon sponsorizimet edhe javës që vjen.

Është fakt se të gjitha postimet e Këlliçit në Facebook janë të sponsorizuara, çka mund të shihet edhe nga këto foto të marra zyrtarisht nga faqja e tij. Krahas shumave të konsiderueshme për shpërndarjen e mesazheve të tij, Këlliçi po paguan edhe për rritjen në mënyrë artificiale të ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Pas këtyre fakteve, lindin disa pyetje të thjeshta:

– Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?

– Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?

– A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?

– A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?

– A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?

a.d. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat në Shqipëri
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë
  • Vranësira dhe temperatura konstante, si parashikohet moti për sot
  • 19 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Lali on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  3. Kedi on Kush fitoi në Londër?
  4. Dudumi on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. ANA on Absurditeti i një Gjykate

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?