Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nevoja për punonjës, del udhëzimi: Lejë unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nevoja për punonjës, del udhëzimi: Lejë unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh
EkonomiKryesore

Nevoja për punonjës, del udhëzimi: Lejë unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

Kërkesa e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e krizës së shkaktuar nga emigrimi i lartë duket se ka bërë që autoritetet të reflektojnë për koordinim më të mirë instiotucional me efekt përshpejtimin e procesit.

Një udhëzim i përbashkët i ministrit të Brendshëm dhe asaj të Ekonomisë dhe Financave tregon hapat që do të hidhen në këtë proces dhe miratimin e një leje unike.

Kështu kërkesa për pajisje me leje unike ose për ripërtëritjen e saj, bëhet përmes sistemit elektronik të sigurt online, drejtuar drejtorisë së kufirit dhe migracionit në rajonin ku kryhet aktiviteti.

- Publicitet -

Udhëzimi në pikën e tretë të tij thekson se për kategoritë e të huajve, punëmarrës, punonjës stinorë, të transferuar brenda ndërmarrjes, punonjës me kualifikim të lartë, vullnetarë, sportistë dhe shërbime kontraktuale, kërkesa shqyrtohet fillimisht nga autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, sipas këtyre kategorive: a) të huaj që kërkojnë miratimin për plotësimin e kushtit të dhënë në shkronjën “ç”, të pikës 7, të nenit 74, të ligjit 79/2021, “Për të huajt”, shpallje të vendit të lirë të punës: i. punëmarrës; ii. punëtor stinor; ë huajt që nuk kërkojnë shpallje të vendit të lirë të punës: i. të transferuar brenda ndërmarrjes; ii. me kualifikim të lartë; iii. sportistë; iv. shërbime kontraktuese; v. vullnetarë.

Udhëzimi përcakton një afat brenda të cilit duhet të jetë kthyer përgjigje për aprovim apo refuzim ndaj aplikimeve të paraqitura në sistem.

“Autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre”, thuhet në pikën 5.

“Autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i AKPA-së, miraton kërkesën për punësim nëse janë plotësuar kriteret e pikës 7, të nenit 74, të ligjit “Për të huajt”, kriteret dhe dokumentacionin sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 858, datë 29.12.2021, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe duke u bazuar në dokumentacionin e siguruar nëpërmjet konsultimit me sisteme të tjera informatike”, thuhet në udhëzim.

I njëjti saktëson se për ripërtëritjen e lejes respektohet e njëjta procedurë si aplikimi apo punësimi për herë të parë me përjashtim të kushtit të shpalljes së vendit të lirë të punës.

Ndërkohë në rast se miratimi për punësimin e një të huaji revokohet, autoriteti përgjegjës rajonal/ vendor i AKPA-së, shprehet në sistemin elektronik online për revokimin e miratimit për punësim. Autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin dhe autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i AKPA-së, shkëmbejnë informacione në sistem për rastet kur ka ndryshim të kushteve të punësimit apo kur Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive refuzon të japë miratimin për punësimin e një të huaji.

Sipas udhëzimit, autoritetet shtetërore përgjegjëse që mbulojnë çështjet e kufirit dhe migracionit, autoritetet shtetërore përgjegjëse që mbulojnë çështjet e punësimit të të huajve, apo dhe autoritetet që mbulojnë çështjet e sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit publik shkëmbejnë informacion për rastet e refuzimit dhe anulimit të lejes unike.

Shqipëria tashmë ka disa praktika të punësimit të të huajve në sektorë të ndryshëm si fasoneria apo turizmi me shtetas nga Bangladeshi, Filipinet për shkak të mungesës së krahut të punës vendas por këto të fundit nuk po rezultojnë shumë të suksesshme.

Jo në pak raste punonjësit e huaj janë larguar duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për të emigruar në Europë, ndërkohë që ka pikëpyetje mbi produktivitetin e punonjësve të huaj dhe kostot e tyre në raport me punonjësit shqiptarë. Duke parë tendencën e emigrimit që u bë masiv pas pandemisë qeveria nisi një sërë rregullimesh të kuadrit ligjor që synonin lehtësimin e procedurave për lejet e punësimit për të huajt.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  2. nastradini on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Mufe on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Kshu del nga komentusit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?