Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga janari rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga janari rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë
EkonomiKryesore

Nga janari rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë

Published: October 19, 2023
Shpërndaje
Vector concept of investment in real estate like townhouse

Ecuria e të ardhurave vijoi trendin rritës edhe në muajin shtator. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë, ndërkohë që vjet ishin 426,1 miliardë lekë. Për 9 muaj të ardhurat e mbledhura janë rritur me 51 miliardë lekë. Sipas treguesve performancë pozitive kanë pasur thuajse të gjithë zërat fiskal, përveç TVSH-së, dhe të ardhurat e mbledhura nga bashkitë, raporton Report TV.

Nga janari deri në shtator janë mbledhur nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143,569 miliardë lekë nga  143,907 miliardë lekë që u mblodhën vjet. Ky ngadalësim i të ardhurave nga ky zë kur të tjerët janë në rritje, jep sinjale për një ngadalësim të konsumit si pasojë e inflacionit. Praktikisht qytetarët po blejnë më pak produkte ushqimore për shkak të çmimeve të larta.

Në të kundërt të TVSH-së është tatimi mbi fitimin, i cili është në rritje të fortë për këtë vit me afërsisht + 11 miliardë lekë. Në total në fund të shtatorit të ardhurat nga ky zë arritën në 44.9 miliardë lekë. Ky tregues lidhet direkt me performancën pozitive të bizneseve që kanë pasur fitime më të larta. Po ashtu me 9.7 miliardë lekë janë rritur arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale, që tregon për rritje të nivelit të pagave e për pasojë edhe të tatimit që paguhet. Ndikim në këtë zë jep edhe plotësimi i DIVA-s, dhe pagesa shtesë nga të dy punësuarit.

- Publicitet -

Ndërkohë në rënie paraqitet performanca e pushtetit vendor, i cili ka mbledhur 21.3 miliardë lekë nga 22.1 miliardë lekë që ishte vjet. Kurse sa i takon shpenzimeve, në nëntë muaj arritën në vlerën 425.6 miliardë lekë, nga 409.9 miliardë lekë që ishin vjet. Por vihet re një ngadalësim i shpenzimeve për investimet publike me 4.9 miliardë lekë, krahasuar me vitin e kaluar, për shkak se nuk janë përdorur fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për projekte të ndryshme.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  2. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  3. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?