Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Kopshti Botanik te Muzeu i Tiranës, Veliaj rendit në Këshillin Bashkiak disa nga projektet që do të zhvillohen në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga Kopshti Botanik te Muzeu i Tiranës, Veliaj rendit në Këshillin Bashkiak disa nga projektet që do të zhvillohen në Tiranë
AktualitetPolitike

Nga Kopshti Botanik te Muzeu i Tiranës, Veliaj rendit në Këshillin Bashkiak disa nga projektet që do të zhvillohen në Tiranë

Published: July 20, 2023
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet që do t’i shtohen kryeqytetit, mes tyre Teatri i Ri, rehabilitimi i Kopshtit Botanik, stadiumi i ri “Selman Stërmasi”, apo edhe Muzeu i Tiranës. Ai tha se do bëhet një përurim zyrtar i Piramidës, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

“Kemi disa projekte të reja të qytetit dhe njëri prej tyre është stadiumi i ri “Selman Stërmasi”. Sporti ka marrë, jo vetëm prej Tiranës Qyteti Europian i Sportit, por vitet e fundit i kemi dhënë një impuls të jashtëzakonshëm. Mjafton të shikojmë nivelin e medaljeve dhe cilësisë së sportistëve, qartazi ka qenë një para e shpenzuar mirë nga Bashkia e Tiranës. 90% e ekipit tonë Olimpik janë të Bashkisë së Tiranës, nga Sport Club Tirana. Ka ardhur koha që aty të kalojmë nga një ngrehinë ku ka agjenci udhëtimi apo lojëra elektronike, në një aset për Tiranën. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një Muze të artit modern, Galeria Kombëtare është në rikonstruksion. Kemi konceptuar një tokë që është në fund të Bulevardit të Ri, kurse Muzeu i Tiranës është konceptuar te Sarajet. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, por ligji thotë se vetëm Instituti i Monumenteve të Kulturës i shpall monumentet e kulturës. Mund të kemi bindje politike, mund të bëjmë debatet tona, por ose është ose nuk është monument kulture, nuk mund të jetë me dëshirë e me pasion, është me ligj e me një komision. Kemi edhe Sarajet, kur për herë të parë në Bashkinë e Tiranës kemi akorduar një fond për t’i blerë këto ndërtesa, ashtu siç bëmë me shkollën Kosova, me Sarajet e kështu bëmë me ndërtesën e Libohovitëve. Ndërtesa e Libohovitëve si investim do t’i kalojë Ministrisë së Kulturës, kjo do të thotë që nuk kemi detyrime financiare. Tek Sarajet është Bashkia e Tiranës ajo që do të bëjë investimin”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai shtoi edhe disa projekte të tjera: “Duam që të reflektohet në buxhet edhe Qendra e Konventave dhe Ekspozitave. Kemi bërë një garë ku është shpallur fitues Maksimiliano Fuksas. Me aq evente sa ndodhin këtu, me aq aktivitete sa ndodhin këtu, Pallati i Kongreseve sot është i ezauruar. Ne duam që në skajin tjetër të Tiranës, tek Bulevardi i Ri, të kemi qendrën e re të Konventave e Ekspozitave. Jemi në proces gjyqësor, të cilit po i vjen fundi, për Kopshtin Botanik. Unë besoj se prova se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë potenciali ka Kopshti Botanik, përtej bindjeve politike, është vetëm 100 metra larg nga Kopshti Zoologjik, nga një kopësht zoologjik kur dikur luani hante patate dhe ujku ishte me depresion në ato pllakat e çimentos, kurse sot jemi në një hapësirë didaktike ku kemi edhe klasa për fëmijët, një parkim nëntokë për komunitetin, janë shtuar specie që ne nuk i kemi pasur më parë. Jemi në pritje të finalizimit të atij procesi. Stadiumi i Lojërave me dorë “Asllan Rusi” është një ngrehinë e kohës së Italisë, ka qenë hangar avionësh. Propozimi që kemi është që, edhe aty të bëjmë një ndërhyrje e ta kthejmë vërtet në një arenë të basketbollit e volejbollit, ashtu siç i ka hije një qyteti evropian si Tirana”.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?