Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Mollë Sherri në Nyje Madhore Bashkuese!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Nga Mollë Sherri në Nyje Madhore Bashkuese!
Analizaopinion

Nga Mollë Sherri në Nyje Madhore Bashkuese!

Published: January 23, 2026
Shpërndaje

Dr. JORGJI KOTE

Më në fund, në pasditën e datës 21 Janar, Salla madhështore në Davos, opinioni publik kudo në botë dhe sidomos popullsia e Groenlandës muarën frymë thellë, të lehtësuar nga ankthi dhe  makthi i muajve të fundit. Në vend të “bombës” së pushtimit të ishullit gjigand arktik, Presidenti Trump i befasoi të gjithë tek u shtriu “degën e ullirit” aleatëve europianë.Ai hoqi dorë edhe nga  tarifat shtesë të importit ndaj tyre, pra patëm si të thuash  “  dy gëzime të mëdha gjeopolitike” në një ditë!

Ministri i Jashtëm  danez, Lars Lokke Rasmusen tha i entusiazmuar ”dita mbaroi më mirë se sa filloi » Kjo u pasqyrua edhe tregjet/bursat botërore, ku indekset e “Dow Jones” “kërcyen ” 588 për qind!

- Publicitet -

Komentet, analizat dhe vlerësimet ndërkombëtare mbi këtë ngjarje madhore gjeopolitike me rrjedhoja të jashtëzakonshme  për Aleancën, paqen dhe sigurinë në botë janë në kulmin e tyre dhe do të vijojnë më tej. Në qendër të tyre janë “ pse-të” e kthesës befasuese të Trump, bashkë me shkaqet, aktorët dhe faktorët kryesorë që fshihen pas saj. Dhe, akoma më e rëndësishme, mbi këtë bazë, t’i jepet përgjigje pyetjes së madhe që shtrohet në të tilla raste “ ëhat comes after” ose në shqip “ po më tej, çdo të ndodhë?” lidhur me shanset, alternativat dher skenarët e mundshëm të zgjidhjes përfundimtare të Çështjes së Groenlandës; që ajo të mos jetë  më “ mollë e madhe sherri” si muajt e fundit brenda gjirit të Aleancës, por të kthehet në një bazë dhe nyje madhore bashkuese të Aleancës, për përballimin e sfidave të  ardhëshme planetare gjeopolitike.

Në fakt, ” mollë sherri” që shënohet  qysh në titullin e shkrimit është  eufemizëm zbutës për konfliktin që shpërtheu muajt e fundit brenda Aleancës; sepse gjendja ishte shumë më shqetësuese. Sidomos javët e fundit, nëse nuk do të gjindej konsensusi për  një  zgjidhje kompromisi me SHBA-të,  të mbështetur fort në të drejtën ndërkombëtare ku të gjitha palët të ishin fituese,  NATO do të pësonte  një  krisje të  pariparueshme deri në fundin e saj. Për më tepër,  dinamika e zhvillimeve më të fundit, dhe sidomos deklarimi i Presidentit Trump nga Shtëpia e Bardhë edhe më 20 janar, vetëm një ditë përpara fjalës së tij të shumëpritur në Davos nuk linin kurfarë  vendi për optimizëm sado të të moderuar.

Po atëhere, si ndodhi, kush dhe kujt i dedikohet kjo kthesë ndoshta edhe epokale e Presidentit Trump? Në faqet dhe kronikat e  medias ndërkombëtare, merita kryesore i jepet «Heroit të Davosit » Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili bisedoi me Presidentin Trump dhe e bindi përfundimisht për anullimin e idesë  për pushtimin e Groenlandës dhe tarifat e importit. Kjo falë përvojës 14 vjeçare si ish Kryeministër i Holandës, aftësive të tij të jashtëzakonshme negociuese dhe marrëdhënieve të tij tejet të veçanta me Presidentin Trump. Mark Rutte njihet si njeriu që i përshpërit në vesh Trumpit; më 25 Qershor 2025, gjatë Samitit të NATO-s në Hagën e tij, krahas “ lajkave” të tjera, ai iu drejtua Trumpit si «  Daddy» Në vijim të mirëkuptimit dhe kontakteve të mëparshme fizike dhe telefonike, gjatë takimit të  tyre historik më 21 Janar në Davos, në emër të aleratëve europianë të NATO-s dhe Kanadasë, Rutte pranoi çdo ide dhe alternativë të Trumpit për Groenlandën, POR JO pushtimin e saj ushtarak. Me sugjerimin e tij të artë për Trump se « nuk ka nevojë ta pushtosh një vend që ta kontrollosh atë », duke lënë të kuptohej se ka mënyra të tjera më të mira dhe më të pranueshme mes aleatëve.

Po, ashtu, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trump, Zv.Presidenti J.D. Vance, Sekretari i Shtetit Rubio, ai i Tregtisë, etj ushtruan ndikim përcaktues në këtë kthesë që prej Davosit zviceran ndryshoi gjithë klimën politike në botë.

Pa dyshim në këtë vendim ndikuan me zhgëjimin dhe trysninë e tyre komuniteti i madh  afarist dhe i biznesit amerikan, duke e paralajmëruar Trumpin për  pasojat dhe  humbjet e pallogaritshme të flukseve të investimeve të huaja në rastin e pushtimit të Groenlandës.

Gjithsesi, aktorët dhe faktorët e mësipërm u paraprinë nga shumë dinamika, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme që mbështeteshin në shkaqe më të thella të brendshme dhe të jashtme për SHBA-të. Ca më tepër kur megjithë demarshet e shumta diplomatike, ftesat, telefonanat, ofertat për kompromis dhe paralajmërimet e forta europiane, Trump nuk po ”lëshonte fare pe”, duke shfaqur hapur synimin për ta marrë Groenlandën edhe me forcë ushtarake dhe pa kthim prapa”. Madje, e  shfaqi këtë synim  edhe përpara nisjes për në Davos me dy fotomontazhe ku shihej se  Groendlanda me 2026 i përket SHBA-ve bashkë me Venezuelën dhe Kanadanë. Një shfaqje shumë më demonstrative se ajo e Lavrovit më 15 Gusht 2025 në Alaska, ku në bluzën e tij ishin stampuar ”CCCP ” në shqip BRSS”, mesazhi i qartë për rikthimin e Perandorisë sovjetike. E, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Trump filloi të hakmerrej ndaj kundërshtimit të aleatëve europianë  me tarifa të reja.

Megjithatë, për shkaqet që  tregohen më poshtë, në kushtet e tensionimit të pashembullt të marrëdhënieve mes aleatëve shekullorë, Presidenti Trump dhe SHBA-të e kuptuan se nuk do ta kishin të garantuar pushtimin e Groenlandës:

Së pari, shumica dërmuese e opinionit publik amerikan ose rreth 80 për qind  ishte kundër këtij pushtimi. Për pasojë, edhe  aty në Davosin e ftohtë, Presidenti Trump  parandjeu « tërmetin «  e fortë që do ta priste pas kthimit, duke ia lëkundur edhe më shumë pozitat, perceptimin dhe imazhin e tij publik.

Së dyti, edhe politika e lartë amerikane e të dy krahëve po shfaqet kundër. Kongresi dhe Senati me shumë rezerva kanë bërë vizita punë në Danimarkë dhe në Bruksel për të biseduar për rrugëdaljet nga ky qerthull i vështirë.

Së treti, këtë vit, më 3 Nëntor në 35 shtete amerikane do të zhvillohen zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin dhe Senatin. Një fitore e mundëshme e demokratëve, duke marrë shumicën e Kongresit apo edhe të Senatit do të ishte një shuplakë e fortë për Administratën Trump pikërisht në mesin e mandatit të saj. Ajo do të vinte në pikpyetje  edhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhëshme presidenciale në vitin 2028, ku Groenlanda ka ndikimin e vet.

Akoma më të shumtë dhe më seriozë paraqiteshin për SHBA-të me ndikimin dhe veprimet e tyre aktorët dhe faktorët e jashtëm madhorë gjeopolitikë.

Së pari, Administrata e Presidentit Trump e kuptoi se si aleanca më e madhe politike-ushtarake në botë, NATO i ka të gjitha mundësitë, format dhe formatet për konsultime dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve, pengesave dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme brenda saj. Pastaj është OSBE-ja, e cila u krijua 51 vite më parë me nismën e SHBA-ve dhe të Ish Bashkimit Sovjetik dhe 32 vende të tjera, ku siguria dhe bashkëpunimi ekonomik janë dy nga tre shtyllat e saj themelore.  Për të mos përmendur  OKB-në dhe forumet e saj të shumta deri te Këshilli i saj i Sigurimit; pavarësisht nga problemet dhe mangësitë e njohura, me përvojën e 80 viteve të saj, OKB-ja mbetet e pazëvendësueshme.

Së dyti, padyshim që mendimi dhe veprimi efikas dinamik dhe diplomatik europian ishe me ndikim përcaktues në këtë drejtim. Të gjithë e pamë se si europianët, skandinavët, kanadezët dhe të tjerë këto javët e fundit e ”shkrirë” artin e diplomacisë së tyre brilante, të shoqëruar me veprime konkrete politike, ekonomike dhe ushtarake, për të treguar se ato nuk mund të toleronin shkeljen me të dyja këmbët të së drejtës ndërkombëtare të mishëruar në Kartën e OKB-së. Tonet europiane erdhën duke u rritur deri në Davos, madje tanimë duke u zotuar  se nuk do të bënin më lëshime, lajka  dhe kompromise  për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendeve të tyre, as kur rreziku vjen nga shteti lider i Aleancës.

Po ashtu, përballë kërcënimeve dhe masave shtrënguese ekonomike amerikane, ata qëndruan të vendosur duke mbajtur për çdo rast të gatshme kundërveprimin e tyre, përfshirë të ashtuquajturën ” bazuka tregtare” ose “ bomba atomike ekonomike”; kjo e fundit përfshin masa dragoniane të BE-së ndaj një vendi, qoftë edhe SHBA-të,  që vepron ndaj tyre me sanksione shtrënguese ekonomike; edhe pse kjo do të shënonte edhe fillimin e një luftë të ashpër tregtare me pasoja të pallogaritshme  për të gjitha palët.

Europa kishte të drejtë në pretendimet e saj, mbasi pushtimi i Groenlandës nga SHBA-të do të krijonte një precedent tejet negativ dhe te rrezikshëm. Siç pohoi ditët e fundit Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ish Ministrja e Jashtme gjermane,  Analena Baerbock, ”nëse Groenlanda do të pushtohej, atëhere asnjë vend tjetër nuk do të gdhihej i sigurt” Sepse shtetet e tjera si Rusia do ta kenë fare të lehtë të gjejnë sebepin për të pushtuar ushtarakisht vende të tjera. Rusia është gati dhe e bëri menjëherë lidhjen midis Groenlandës dhe Krimesë, Kina me Tajvanin, përfshirë  Ballkanin, këtë ”fuçi baroti” dhe fushë betejë të mundshme.

Më e keqja ishte që nëse SHBA-të do të pushtonin ushtarakisht një pjesë të territorit të NATO-s, askush nuk e di se si do të funksiononte Neni i famshëm  5 dhe kështu ajo do të ishte fundi i NATO-s. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është shprehur këto ditë se me këto  sinjale amerikane, Putini sot është njeriu më i lumtur në botë, ndërsa pushtimi i Grenlandës do ta bënte atë edhe dy herë më të lumtur! Pa përmendur prestigjin dhe imazhin e Aleancës së madhe Perendimore! Ndaj Putini konsiderohet ndër humbësit e mëdhenj të Davosit!

Falë strategjisë së saj të drejtë ”dialogo dhe dekurajo” e mbështetur nga protestat masive të opinionit publik në Danimarkë, Grenlandë dhe gjetkë Europa deri tani do thënë se e ka bërë më së miri punën e vet. Kjo u pa qysh në qëndrimet dinjitoze të ministres së jashtme daneze dhe groenlandeze në takimin me zv.Presidentin amerikan J.D.Vance në Uashington më  15 Janar ku I thane “ JO” pushtimit.

Së treti, pushtimi i Groenlandës do të rëndonte dhe vështirësonte proceset e paqes në Ukrainë dhe në Gaza, duke cënuar kësisoj  edhe mitin paqebërës  Trump. Ca më tepër se më 22 Janar ai organizoi ceremoninë solemne të nënshkrimit të Kartës së Këshillit të Paqes, mes shumë kundërshtive europiane, paqartësive dhe dyshimeve, se nëpërmjet saj Trump synon  të sfidojë të drejtën ekzistuese ndërkombëtare, duke krijuar një “ OKB paralele dhe personale”.

Përfundimisht, kjo mollë e madhe sherri do të kthehej në një vijë të ashpër ndarjeje brenda Aleancës perendimore, e cila rrezikonte t’i përkiste të kaluarës. Duke e futur Europën dhe botën në situata dhe ujra të turbullta, ku dhuna, konfliktet, luftrat dhe agresionet do të bëheshin rutinë normale, me pasoja të paparashikushme njerëzore, ekonomike, materiale, financiare dhe humanitare.

Megjithatë, nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe pushim, sepsde çështja mbetet ende e hapur. Për më tepër, siç u shpreh Mark Rutte,” ka ende shumë punë për të bërë”. Tani ka ardhur momenti për të diskutuar dhe realizuar sa më shpejt alternativat dhe skenarët e mundshëm për menaxhimin  politik dhe ushtarak të krizës në Groenlandë, çka në fakt ka filluar mes aleatëve. Le t’i shohim më nga afër këta skenarë, veçoritë dhe përfitimet prej tyre.

Skenari i parë është mundësia për një marrëveshje kornizë, për të cilën në fakt u ra dakord edhe gjatë takimit të Presidentit Trump me Mark Rutten, çka ai e konfirmoi edhe gjatë fjalimit të tij. Në këtë Marëveshje kornizë, do të përfshihen edhe kontrata ekonomike/tregtare me SHBA-të; ajo do të përcaktojë të drejtat ekskluzive amerikane  për shtimin e ndjeshëm të pranisë së saj ushtarake me të gjitha format në Groenlandë. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet me ceremoni protokollare, duke e promovuar si një sukses të bujshëm të Presidentit Trump.

Skenari i dytë është një Marrëveshje Asociimi me Groenlandën, e cila do të garantojë dhe forcojë statusin autonom të ishullit, falë edhe garancive të sigurisë amerikane. Një marrëveshje të tillë amerikanët kanë edhe me  Paloan, Ishujt Marshall dhe Shtetet e Federuara të  Mikronezisë.

Por, ndërkohë, SHBA-të do të kenë të drejtën apo sovranitetin e plotë në territoret ku ata kanë dhe do të kenë bazat  dhe pajisjet ushtarake në Groenlandë. Këtu mendohet se do të ndiqety modeli i Qipros, ku britanikët vazhdojnë të kenë kontrollin mbi territoret ku ndodhen  bazat e tyre  ushtarake ajrore  në Akrokriadë dhe në Dhekela.

Me shumë rëndësi këtu është ndërtimi i Kupolës së Artë mbrojtëse ajrore nga ana e SHBA-ve me një kosto totale prej 175 Miliard Dollarë.

Skenari i tretë lidhet me përditësimin e Marrëveshjes së vitit 1951 mes SHBA-ve, Danimarkës dhe Groenlandës, mbi bazën e të cilës në Groenlandë nuk do të lejohet asnjë investim kinez, ndonëse prania e saj është joekzistente.

Skenari i katërt, në pamundësi të tri të parëve është blerja e ishullit nga SHBA-të, me terma dhe kushte që do të fiksohen kur dhe nëse do të vijë ai moment.

Ndërkohë, krahas tri skenarëve të parë, europianët dhe tani edhe amerikanët  kanë qenë dhe mbeten në favor të forcimit të masave të mbrojtjes dhe sigurisë me kontributin shumë më të madh të NATO-se atje, me qëllim që të dekurajohet çdo synim kinez apo rus drejt ishullit arktik. Stërvitja ushtarake  ” Arctic Sentry” është një shembull konkret i këtij impenjimi dhe bashkëpunimi bashkë me praninë e trupave europiane të rikonicionit në atë ishull disa ditë më parë, etj. Në këtë linjë, ditët e fundit, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Norvegjia dhe vende të tjera po e forcojnë bashkëpunimin ushtarak me Danimarkën.

Në përfundim, aspekt tjetër pozitiv dhe i rëndësishëm i kësaj kthese madhore amerikane për Groenlandën, siç thotë politologu i njohur amerikan Jonathan Cristol është “ se u forcua besimi që për shumë vende aleate, SHBA-të  mbeten opsion më i mirë se Rusia dhe Kina” Nga ana tjetër, duket se edhe Trump po e kupton paralajmërimin e Ben Hodges, ish Komandantit të NATO-s për Europën në vitet 2014 – 2017 se “ SHBA-të nuk mund t’u bëjnë ballë pa aleatë sfidave gjeopolitike; dhe  aleati i tyre më i mirë dhe më i besueshëm është Europa”.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?