Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Pashalimani në Londër, dëshmia: Si u grabit Flota Ushtarake e Shqipërisë në ’97!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga Pashalimani në Londër, dëshmia: Si u grabit Flota Ushtarake e Shqipërisë në ’97!
AktualitetHistori

Nga Pashalimani në Londër, dëshmia: Si u grabit Flota Ushtarake e Shqipërisë në ’97!

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Rezart Hoxha nga Vlora, jeton prej më shumë se 26 vjetësh në Londër. Ai erdhi sot në “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare Tv për të treguar historinë e tij të ‘97-ës. Si u largua nga trazirat e ‘97-ës, me një anije luftarake drejtë Italisë bashkë me 500 bashkatdhetarë. Ndonëse nuk e dinin se çfarë i priste në anën tjetër të detit, Rezarti dhe shumë të tjerë, vendosën të sfidojnë fatin e tyre.

Rezarti rrëfen si arritën të hyjnë në një anije luftarake të ankoruar në Pashaliman, që kontrollohej nga banditët e armatosur për t’u nisur më pas drejt Italisë.

Ne shprehet Rezarti, nuk e dinim e dinim që po jetonim historinë e Shqipërisë në ato momente, atë pjesë të historisë që do të shkruhet një ditë.

- Publicitet -

“Ndodhesha në Shqipëri kur filluan ato rrëmujat në ‘97-ën. Isha 18-19 vjeç. Mbaj mend në ‘97-ën kur dilja në qytetin e Vlorës, ishte një zonë luftë. Dyqanet ishin qëlluar me armë. Ishte e pabesueshme që po ndodhte diçka e tillë në qytet. Pastaj u hapën depot e armëve, apo nisën edhe grevat e urisë. Unë kam qenë spektator i ‘97-ës.

Fatmirësisht nuk kam qenë e as nuk jam entuziast armësh. Mbas hapjes së depove të armëve, filluan të iknin njerëz drejt Italisë. Ika edhe unë. Ne shkuam te zonan ku rrinin nëndetëset në Karaburun. Flota detare tanimë kontrollohej nga banditët.

Nuk i kontrollonte më shteti. Shteti kishte braktisur çdo gjë. Banditët kishin kapur 2-3 anije dhe nuk lejonin njeri të afrohej. Nuk kishte shans të futeshe në anije, sepse ishin banditët, ata merrnin veç familjet e tyre dhe nuk mund të shkoje. Ishin të gjithë me armë, ne nuk kishim. Në anijen që donim të iknim ne kishin hipur 300-500 veta dhe nuk kishe shans të afroheshe sepse të qëllonin me armë. Ne nuk kishim as mbështetje në atë anije që të hipnim.

Banditët e kishin gati anijen dhe vetëm se nuk kishin drejtues, pra nuk kishin kapiten anijesh nuk iknin dot as ata. Dëgjova atëherë që i kishin dërguar njerëz me armë te shtëpia kapitenit dhe e kërcënuan duke i thënë ose do të vish me dëshirë, ose me pahir. I dhanë mendësinë të merrte familjen dhe të shkonte në anije. Ne e kishim humbur shpresën totalisht për të hipur në atë anije.

Fatmirësisht një nga kushërinjtë e mi njohu një nga këta të “ekuipazhit” dhe i foli. Bëmë një marrëveshje dhe hipëm në anije. Na futën në një qoshe në atë anije e pritëm deri sa erdhi kapiteni. U nisëm ngadalë sepse edhe anija nuk ishte në gjendje të mirë funksionale. Kishte shumë armatime nëpër këmbë, ishte në gjendje luftarake. Ne filluam të luanim me predhat që kishim nëpër këmbë.

Sapo kaluam Sazanin dhe u afruam në ujërat italiane, ata që kontrollonin anijen, filluan të hedhin armët në det, ne hidhnim predhat. Ata e dinin që shumë shpejt do të kishim përpara ushtrinë italiane. Sa u futëm në ujërat internacionale na erdhën anije gjigante luftarake italiane dhe helikopterë luftarakë. Ishte i jashtëzakonshëm ky moment sa doli edhe nëpër mediat italiane me foto.

Ne nuk e dinim që po jetonim historinë e Shqipërisë. Ne ishim emigrantë në atë anije, por ishim në një anije luftarake. Nuk e kishim kuptuar gravitetin e asaj që po ndodhte. Arritëm në Itali, ishte pak agresive pritja në ‘97-ën, sepse nuk ata dinin me çfarë njerëzit kishin të bënin duke e ditur çfarë po ndodhte në Shqipëri. Na bënë kontrolle të ashpra, por në fund arritëm në Itali dhe pas disa kohësh qëndrimi aty, nisi aventura e re drejt Londrës.”, tha Rezarti në “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare Tv.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?