Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga ratifikimi i dy marrëveshjeve me BE te projektligji “Paketa e maleve”, sot seancë plenare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nga ratifikimi i dy marrëveshjeve me BE te projektligji “Paketa e maleve”, sot seancë plenare
Lajmi i funditPolitike

Nga ratifikimi i dy marrëveshjeve me BE te projektligji “Paketa e maleve”, sot seancë plenare

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

Në Kuvend ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë seancës pritet të votohet projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Në seancë gjithashtu pritet të diskutohet mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore. Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Kuvendi do të diskutojë edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare. Gjithashtu në seancë pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.

- Publicitet -

Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Projektligji parashikon akordimin e një huaje, në shumën 118.500.000 USD, për financimin e këtij projekti, përmes së cilit synohet të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të policisë. Instalimi i sistemeve elektronike synon një monitorim dhe kontroll sa më të mirë të territorit, duke siguruar informacionin për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve.

Po ashtu Kuvendi pritet të ratifikojë edhe dy marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian. Sot pritet ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje.

Një tjetër projektligj është ai i ratifikimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?