Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga robotët shqiptarë te inovacioni në Ballkan, Agjencia e Industrisë Kreative shpërndan çmimet për krijuesit e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > Nga robotët shqiptarë te inovacioni në Ballkan, Agjencia e Industrisë Kreative shpërndan çmimet për krijuesit e rinj
Teknologji

Nga robotët shqiptarë te inovacioni në Ballkan, Agjencia e Industrisë Kreative shpërndan çmimet për krijuesit e rinj

Published: December 10, 2024
Shpërndaje

Dita Ndërkombëtare e Rinisë këtë vit u festua me një fokus të veçantë, duke vlerësuar rolin e të rinjve në industrinë krijuese. Në këtë kontekst, Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Industrisë Kreative transformuan markatën e Pazarit të Ri në një hapësirë multifunksionale, ku aktivitetet e larmishme morën jetë.

Në Panairin e Industrisë Kreative, pjesë e “B40 Creative Industries Youth Awards, vizitorët patën mundësinë të eksploronin nga afër punimet e artistëve të ndryshëm, si dhe të njiheshin me robotët e parë shqiptarë. Aktiviteti tërhoqi të rritur dhe fëmijë, duke ofruar mundësi për të mësuar mbi teknologjinë, artizanatin dhe bizneset e ngritura nga krijues të rinj.

Në të njëjtën kohë, u zhvilluan tre panele diskutimi me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Diskutimet u përqendruan në rolin e të rinjve në industrinë krijuese si motor ekonomik, rëndësinë e inovacionit dhe ndikimin e teknologjisë në sektor.

- Publicitet -

Mbrëmja kulmoi me një ceremoni Gala, ku u ndanë çmimet për 10 kategori të ndryshme. Në këtë event të veçantë morën pjesë personalitete dhe profesionistë nga fusha e industrisë krijuese. Kandidatët, të cilët vinin nga vende të ndryshme të Ballkanit, ishin të rinj që kishin ndërtuar biznese inovative bazuar në ide krijuese.

“Jemi krenarë që në 1000 ditë kemi investuar në profesionet e së ardhmes, si ato të industrisë krijuese. Besojmë në potencialin e kësaj industrie për ekonominë dhe kemi arritur të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin ekonomik përmes saj,” tha Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, z. Jonid Jorgji.

Nga teknologjitë inovative deri te shpërblimet për sipërmarrjet më kreative dhe iniciativat sociale, çmimet u ndanë në vende të ndryshme të Ballkanit, nën ombrellën e rrjetit B40.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?