Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga rrugët te pensionet, Buxheti 2025 nis maratonën e diskutimeve në komisione
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga rrugët te pensionet, Buxheti 2025 nis maratonën e diskutimeve në komisione
AktualitetEkonomi

Nga rrugët te pensionet, Buxheti 2025 nis maratonën e diskutimeve në komisione

Published: November 4, 2024
Shpërndaje

Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm ka nisur maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare. Në mungesë të demokratëve për të dytin vit me radhë, ministri i Financave tregoi edhe drejtimet kryesore ku do të shpërndahen paratë.

“Shpenzimet për vitin e ardhshëm do të përqendrohen në financimin e sektorëve prioritarë siç janë arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet digjitale dhe bujqësia”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.

Nga komisioni për Ekonominë dhe Financat, ministri Petrit Malaj tregoi edhe projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë nga viti i ardhshëm.

- Publicitet -

“Ku përmendim zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, Elbasan-Lekaj, Bypassi i Elbasanit dhe Berat-Ballaban. Gjithashtu do të vijohet zbatimi i projekteve koncesionare prioritare si Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat, Bypass i Portit të Jahteve dhe Milot-Morinë”, shtoi Malaj.

Por meraku më i madh i socialistit Erion Braçe në drejtim të buxhetit të vitit të ardhshëm, më shumë se për rrugët apo hekurudhat që do të ndërtohen është për pensionet.

“Të bëjmë një seancë të posaçme për buxhetin e sigurimeve shoqërore. Natyrisht buxheti për Sigurimet Shoqërore paraqitet veçmas, aq më shumë kur gjendemi përballë problematikave që ka skema e sigurimeve shoqërore”, tha deputeti i PS, Erion Braçe.

Të njëjtit shqetësim iu bashkua edhe i vetmi përfaqësues si opozitës në komision, Dashamir Shehin i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

“1/3 apo 1/4 e buxhetit është sigurime shoqërore. Ne shpesh këtu merremi me fonde e subvencione, çikërrima nga 5 apo 10 milionë euro. Ka ardhur koha të diskutojmë seriozisht se çfarë të bëjmë me këtë skemë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Projektbuxheti i vitit 2025 u diskutua gjithashtu edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Mbledhja zgjati vetëm 10 minuta dhe në të u miratua kalendari i punimeve për në vijim.

Në komisionin Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u ra dakord gjithashtu për kalendarin e punimeve dhe shqyrtimin e kërkesave që përfaqësues të institucioneve do të kenë. Përgjatë gjithë muajit nëntor buxheti do të diskutohet në komisionet parlamentare, aty ku mund të pësojë ndryshime të mundshme në sektorë të caktuar.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?