Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion
EkonomiLajmi i fundit

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

Published: 5 Korrik, 2025
Shpërndaje

Rritja ekonomike e furnizuar nga ndërtimi, turizmi dhe pronat e patundshme u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa shpenzimet paraelektorale të qeverisë i dhanë një dorë rritjes ekonomike me efekt afatshkurtër.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua në 3.4% në terma vjetorë, ku dega “Administrata Publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, shënoi rritje vjetore në masën 19%, duke reflektuar aktivitetin parazgjedhor të qeverisë. Ndërkohë, ekonomia e shqiptarit të zakonshëm të punësuar në industri apo të vetëpunësuar në bujqësi, pësoi rënien e radhës.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se tre sektorë, bujqësia, industria dhe telekomunikacioni e mbyllën vitin 2024 me rënie dhe kjo rënie vijoi edhe në vitin 2025. Në fakt, bujqësia ka njohur rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma realë për 13 tremujorë me radhë. Tremujori i fundit me rritje ka qenë tremujori i katërt i vitit 2021, ndërsa rënia ka nisur efektivisht që në vitin 2020.

- Publicitet -

Sektori i bujqësisë ka rëndësi të madhe shoqërore për Shqipërinë për shkak se në të janë të angazhuar zyrtarisht mbi 30% e të gjithë forcës punëtore të vendit ose rreth 300 mijë vetë. Bujqësia ra në tremujorin e parë të këtij viti me 2.8%.

Industria është sektori tjetër që ka rënë në recesion. Rënia në këtë sektor nisi në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe duket se u thellua në tremujorin e parë të këtij viti me 5.7%. Sektori i industrisë përfshin aktivitetet e industrisë së rëndë si minierat apo guroret, elektriciteti, nafta, uji apo menaxhimi i mbeturinave si dhe industrinë përpunuese, e cila përfshin aktivitete të tilla si veshjet apo këpucët. Industria e lehtë ka nisur rënien në tremujorin e dytë të vitit 2023 dhe në tremujorin e parë të këtij viti, rënia duket se u thellua në minus 7.5% në terma vjetorë.

Telekomunikacioni, ku përfshihet media, komunikimi përmes telefonit apo internetit e të tjera, ishte sektori tjetër që duket se ka hyrë në recesion të gjatë. Tremujori i fundit pozitiv për këtë sektor ishte tremujori i parë i vitit 2024, ndërsa që nga tremujori i dytë ka pësuar rënie. Rënia u thellua në minus 3% në terma vjetorë këtë tremujor.

Rritja ekonomike prej 3.4% e tremujorit të parë u ndihmua nga rritja në sektorin Administrata Publike me 19% si dhe në sektorin e pronave të patundshme me 8%. Grupi “Shitje me shumicë e pakicë, riparim automjetesh, transport dhe magazinim, hoteleri e shërbime ushqimore,” grupi që gjatë viteve të fundit ka qenë në pararojë të rritjes ekonomike, veçanërisht për shkak të turizmit, pati një rritje prej 2.1% në tremujorin e parë të këtij viti, gjë që sugjeron se ditët e arta ndoshta kanë mbaruar. Ky është sektori që në vitin 2024 pati rritje mbi 5% dhe në vitin 2023 mbi 9%.

Po kështu, sektori i ndërtimit, i cili që nga koha e procesit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019 ka qenë sektor me rritje të fuqishme, në tremujorin e parë të këtij viti pati rritje 1.8%.

Morali i fabulës është që rritja në tremujorin e parë të këtij viti, përveçse më e ulët se sa vitin e kaluar, kur rritja ishte 4%, është e paqëndrueshme. Zgjedhjet nuk mund të bëhen sërish dhe sektori publik nuk mund të zgjerohet më tutje. Sipas të dhënave të INSTAT, administrimi publik kontribuoi në 2.24% nga 3.4% që ishte rritja totale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjedia në Shkodër, kush ishte KAPITENI i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë!
  • Manisë së kullave në Tiranë nuk i shpëtojnë as religjionet, kullë e re te “Rruga e Kavajës” nga Kisha Ortodokse!
  • BE-ja pas koncertit të Thompsonit: Dënojmë çdo shprehje të fashizmit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  2. chp në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. ¿? në Trump sulmon Elon Musk: Ka dalë nga binarët, më vjen keq! Partitë e reja nuk funksionojnë në Amerikë
  4. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  5. demo në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?