Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngërçi i konsumit: Të gjitha importet e ushqimeve me rënie, përveç mishit dhe bulmetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngërçi i konsumit: Të gjitha importet e ushqimeve me rënie, përveç mishit dhe bulmetit
AktualitetEkonomi

Ngërçi i konsumit: Të gjitha importet e ushqimeve me rënie, përveç mishit dhe bulmetit

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Megjithë rritjen e numrit të turistëve në këtë fillim vit importet e grupeve kryesore të ushqimeve ishin më rënie në tremujorin e parë përveç bulmetit dhe mishit, duke treguar ulje të konsumit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar-mars të këtij viti, nga 18 grupet kryesore të produkteve ushqimore, 13 prej tyre ishin me rënie në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2022.

Në shumicën e grupeve rënia ishte dyshifrore duke treguar një tendence të qëndrueshme që nisi që vitin e kaluar. Aktorët e tregut pohuan se importet po bien për dy arsye kryesore: E para rënia e konsumit si rrjedhojë e çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë; E dyta tkurrja e popullsisë nga niveli i lartë i emigracionit. Rënien më të madhe të importeve e kanë shënuar sheqernat dhe ëmbëlsirat, pasi në këtë grup sasitë e importuara ishin 43.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Grupi i dytë më rënien me të madhe ishin drithërat me 42 %, vaji me 41%, produktet e industrisë së blojës me 40.6 %.

Rënia e importeve të sheqernave dhe drithërave i faturohet kryesisht emigracionit të lartë të rinjve gjatë vitit të fundit. Me 2022 kanë kërkuar azil në BE dhe në Britaninë e Madhe rreth 30 mijë persona, shumica mbi 80 për qind të rinj në moshë. Adi Haxhiymeri, drejtues i Shoqatës Përpunuese të Miellit thotë se tkurrja e popullsisë se re në moshë jep efekte te menjëhershme tek importet e drithërave, pasi sipas tij kjo grup-moshë janë konsumatorët më të mëdhenj të brumërave. Tregtarët në tregjet e pakicës pohojnë gjithashtu se importi i ëmbëlsirave ka rënë nga tkurrja e popullatës së re në moshë.

- Publicitet -

Rënie të madhe shënoi edhe importi i vajit me 40%, bimët industriale me 21%, frutat dhe arrat e ngrënshme me 20%, peshku me 17.6%, zarzavatet me 17 për qind etj.

Në anën tjetër nga gupet e ushqimeve rritje kanë pësuar vetëm importet që lidhen me produktet nga kafshët, të tilla si bulmeti dhe mishi. Rritja e importeve në këto produkte po vjen si rrjedhojë e krizës që po kalon blegtoria e vendase ku numri i kafshëve po tkurret me shpejtësi në fermat e vogla si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale. Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritmet shumë të larta vitin e fundit.

Në tremujorin e parë importet e kafshëve të gjalla u rriten me 22.8%, importet e mishit me 12I dhe importet e bulmetit me 12 për qind. Disa produkte bulmeti nga importi kanë nisur të bëhen konkurruese me prodhimet vendase jo vetëm në cilësi, por edhe në çmime.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral
  • Arrestohet në Belgjikë 58-vjeçari, i dënuar me 12 vite burg për dosjet “339” dhe “Volvo 4”
  • ZYRTARE: Zhgënjim për FSHF-në, UEFA refuzon planin për finalen e madhe në Tiranë. I jep një të tillë Beogradit

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. labi on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Tartari on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Ashburn USA on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. capi on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?