Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngjarje e rëndë në Lushnje, shpërthimi vret babë e bir, plagoset deputeti dhe 7 të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ngjarje e rëndë në Lushnje, shpërthimi vret babë e bir, plagoset deputeti dhe 7 të tjerë
Kronike

Ngjarje e rëndë në Lushnje, shpërthimi vret babë e bir, plagoset deputeti dhe 7 të tjerë

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur dje pasdite rreth orës 16.00, në një kapanon në ndërtim, në zonën industriale të qytetit të Lushnjës.

Fillimisht u njoftua për një të vdekur dhe 8 të plagosur. Më pas, si pasojë e djegieve masive, kryesisht në pjesën e sipërme të trupit, ka humbur jetën edhe një person i dytë.

Bëhet fjaë për Landi Verçanin dhe djalin e tij, Elidon, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e plastikës në Tiranë.

- Publicitet -

Mes të plagosurve është dhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit, mendohet të ketë qenë dhe kapanoni ku ka ndodhur shpërthimi.

Sipas policisë, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të një vinçi, i cili aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë, duke provokuar dhe shpërthimin.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha një version pak më të ndryshëm, ndonëse duke saktësuar se bëhej fjalë për të dhëna paraprake.

“Dyshohet të ketë ndodhur një shpërthim i shkaktuar ndoshta për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Si pasojë e këtij kontakti dhe shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë, duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator që po kryente punimet në atë zonë”, u shpreh zoti Balla

Ndërsa sipas një versioni të tretë, në majën e vinçit mendohet të jetë improvizuar një kafaz ku gjendeshin bombola për pajisje saldimi dhe shpërthimi mund të ketë ardhur prej tyre.

Nga pamjet filmike, të marra nga disa kamera në zonë, duket një shpërthim flakësh në lartësi e më pas një top i zjarrtë që nga lartësia bie në tokë.

Do të jenë hetimet ato që pritet të zbulojnë shkakun e vërtetë të ngjarjes.

Deputeti socialist Çela, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Lushnje dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, së bashku me një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë.

Ky i fundit, një 41 vjeçar, ka marrë dëmtime në kokë dhe i është nështruar një operacioni.

Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabël. Po ashtu dhe ajo e deputetit Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë, pasi dyshohet që për shkak të plagëve të marra në bark, të ketë mbetje nga shpërthimi dhe në pjesën e brendshme.

Të plagosurit e tjerë kanë marrë trajtimin mjekësor në spitalin e qytetit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • Arrin në 310 numri i të lënduarve që prej 13 tetorit
  • Si është populli, është qeveria  

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. Tifoz mjeran on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. Emigranti on Rama kundër Antifa, PS kundër historisë së vet: Çfarë janë aktivistët antifashistë që Trump kërkon t’i shpallë “grupe terroriste”
  4. Shallvarja on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  5. Turpi i mbuloftë on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?