Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Proces sipas standardeve europiane, INSTAT i çliruar nga politika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Proces sipas standardeve europiane, INSTAT i çliruar nga politika
Politike

Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Proces sipas standardeve europiane, INSTAT i çliruar nga politika

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se më 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave, ku tha se me këtë proces do të tregohet numrin real të shqiptarëve që jetojnë në vend.

Në një konferencë, kreu i Qeverisë thotë se ky është një operacion i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe për të zhvilluar të ardhmen e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për institucionin e INSTAT ku tha se është i çliruar nga politika, ndërsa përmendi se eksperienca e INSTAT në Europë është eksperiencë e konsoliduar.

- Publicitet -

“Regjistrimi u bë me të meta. Hetimet që kemi bërë në prefektura, dhe shumë katunde as nuk janë regjistruar fare. Kështu shkruhet në librat e regjistrimit. Që nga ajo kohë janë bërë 11 censuse. Disa janë bërë në kohëra kryengritjesh, disa nën indoktrimimin e regjimit totalitar. Sot besoj se janë pjekur kushtet që të nisim një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane. Pikë së pari për të identifikuar realisht se sa shqiptarë, sa qytetarë jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre. E them se janë pjekur kushtet, pasi kemi dy faktorë që janë garanci. Partnerët francezë, gjermanë, apo dhe të gjithë ata që kanë shpirtin e saktësisë për eksperiencën e tyre të të qenit të saktë në numërim dhe me mbështetjen e Këshillit Europian me një fond të konsiderueshëm. INSTAT ka një vijueshmëri të madhe, që është garanci në këtë proces. Është një nga institucionet e pakta në këtë vend që kur thua që është plotësisht i depolitizuar, askush nuk ngre dorën për të bërtitur ‘jo’. Eksperienca e INSTAT në Europë është eksperiencë e konsoliduar. Kemi dhe një ekspertizë ndërkombëtare në këtë proces kaq të ndërlikuar. Jam krenar që INSTAT sot është i çliruar nga politika, nuk merret më me qoka politike dhe nuk përgatit limonta me rritje dy-shifrore për zhvillimin më të shpejtë në botë, diku aty pak hapa pas Kinës. Nuk bëhet më fjalë që Shqipëria të fshikullohet për statistika të fryra. Kjo është punë që po përgatitet prej 4 vitesh. Regjistrimi do të bëhet në kohë reale, në bazë të të gjithë zonave të regjistruesve, falë përdorimit të teknologjisë”, tha Rama.

Sipas Ramës, dy janë faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin e procesit të censit të popullsisë dhe banesave. Sipas kryeministrit Edi Rama, i pari janë partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë, ndërsa faktori i dytë është teknologjia e lartë.

“Sot janë plotësuar kushtet që të vazhdojmë këtë proces. është i vështirë, për të mbledhur sipas planit të statistikave të gjitha të dhënat që janë nevojë absolute për shumë arsye. Për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë dhe qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre të patundshme. Kemi 2 faktorë që janë një garanci, 1-partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë. Të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë. 

Me një fond të konsiderueshëm, ku 55% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga këto partnerë. Faktori tjetër është teknologjia e lartë e cila na vjen në ndihmë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton integritetin e shifrave në kohë reale”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hyseni nuk është rasti i parë, Dumani ngriti akuzë në 2003 ndaj ish-shefit të SHISH, Klosi
  • GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat
  • Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Pse familja Jashari po qëndron larg protestave
  2. Juri Isti on Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  3. nastradini on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  4. demo on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  5. demo on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?