Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis gara për projektin fitues të Qendrës së Konferencave dhe Ekspozitave, Veliaj: Bulevardi i Ri, qendra e dytë e gravitetit të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis gara për projektin fitues të Qendrës së Konferencave dhe Ekspozitave, Veliaj: Bulevardi i Ri, qendra e dytë e gravitetit të Tiranës
AktualitetLajmi i fundit

Nis gara për projektin fitues të Qendrës së Konferencave dhe Ekspozitave, Veliaj: Bulevardi i Ri, qendra e dytë e gravitetit të Tiranës

Published: April 13, 2023
Shpërndaje

 

 

Një tjetër projekt ambicioz i Bashkisë së Tiranës, ai për Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitave në Bulevardin e Ri, ka nisur sot, fillimisht me përzgjedhjen e studios fituese të konkursit ndërkombëtar, të hapur për këtë qëllim. Pesë studiot finaliste arkitekturore prezantuan sot vizionin e tyre për këtë projekt të rëndësishëm.

- Publicitet -

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se me Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitave çelet zyrtarisht një tjetër epokë e transformimit të Tiranës, që këtë herë do t’i japë një hov të ri zhvillimi anës tjetër të kryeqytetit, drejt Bulevardit të Ri.

“Bulevardin e Ri na bën të kuptojmë sa është rritur Tirana për 100 vite dhe sa e nevojshme ishte për qytetin zgjatimi i shtyllës së saj kurrizore. Është edhe një krahasim me 100 vitet e para, kur arkitektët italianë ose vizitorët e epokës fashiste, vinin në Tiranë dhe thoshin: ‘kemi parë qytete pa bulevard, por s’kemi parë kurrë një bulevard pa qytet’. Ndaj duam që ta adresojmë menjëherë këtë dhe bulevardi t’i bashkohet pjesës tjetër së qytetit. Bëhet fjalë për të balancuar Tiranën në anën veriore, për t’u siguruar që qyteti ka dy qendra graviteti: Sheshi ‘Skënderbej’, si hapësira që e mban në vend këtë simetri, dhe “Bulevardi i Ri” si përkufizimi i ëndrrës sonë për Tiranën e shekullit të dytë Kryeqytet”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë argumentoi se tashmë që po merr zgjidhje edhe çështja e akomodimit të turistëve, ka lindur një tjetër nevojë, ajo për hapësira të reja për aktivitete dhe konventa.

“Sot jemi në një situatë ku brenda pak viteve, i jemi përgjigjur kërkesës për shtretër. Por njerëzit nuk vijnë vetëm për të fjetur dhe për të shëtitur në shesh. Një nga nevojat e mëdha ka qenë ajo për të pasur hapësira për aktivitete, kongrese dhe konventa. Vitin e kaluar Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe kemi numëruar mbi 1600 aktivitete. Ka lindur nevoja, jo vetëm për akomodim dhe ushqim, ku Tirana sot është kampion për hotelet e reja dhe restorantet mbresëlënëse, por edhe për hapësira ku mund të mblidhen konventa, kongrese, seminare, grupe të ndryshme të organizuara, kongreset e mjekëve, të inxhinierëve, të urbanistëve. Kërkesa e këtij konkursi ka qenë për të na dhënë një zgjidhje edhe për pjesën private, pjesën rezidenciale, por edhe për një pjesë që do të jetë pajë e qytetit, do i lihet qytetit si kontribut për një qendër të re të panaireve dhe konventave,” u shpreh Veliaj.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?