Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis me shtyrje edhe gjyqi për inceneratorin e Fierit, mungoi avokati i biznesmenit në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis me shtyrje edhe gjyqi për inceneratorin e Fierit, mungoi avokati i biznesmenit në kërkim
AktualitetKronike

Nis me shtyrje edhe gjyqi për inceneratorin e Fierit, mungoi avokati i biznesmenit në kërkim

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Ka dështuar seanca e parë në themel për gjyqin e dosjes së inceneratorit të Fierit, ku një nga shkaqet ishte mungesa e avokatit të Arenc Myrtezanit, pronar i një kompanie fiktive sipas SPAK, që ndodhet në kërkim. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme evidentoi problematika ne njoftimin e subjekteve të akuzuara që po gjykohen ne ketë proces. Seanca e radhës u caktua më datë 2 maj, në orën 10:10. Më 24 mars Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ku janë marrë të pandehur ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, të dy edhe te inceneratori i Elbasanit, si dhe revizori i punimeve Arben Dervishaj, nënpresident i FSHF-së, dhe disa zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Prokurorja Flojera Davidhi disa javë më parë i kërkoi prokurorisë që të ndryshojë akuzën për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, si dhe për Arben Dervishaj, nga ajo e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, në korrupsion të zyrtarëve publikë, duke lehtësuar pozitat juridike të tyre. E njëjta akuzë u ndryshua edhe për biznesmenin Klodian Zoto, ndërsa ngelën të pandryshuara akuzat e tjera; të pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijimi i skemave fiktive. Edhe për dy administratorë të kompanive, shtetasin Giuseppe Ciafaglione dhe Arjola Kodra, që kryen punime për inceneratorin e Fierit, u ndryshua akuza nga ajo e korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë, në korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë. Tetë personat e marrë të pandehur, përfshi edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, i kërkuan gjykatës që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Pritej që në seancën e parë të themelit, gjykata të vendoste nëse do të pranohet kjo kërkesë, por ajo dështoi. Ndërkohë, togat e zeza pushuan akuzën për Robert Shabanin, pasi rezulton se është gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?