Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë
AktualitetKronike

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. Ai ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë.

Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 11 vite burg për dosjen “Metamorfoza”, që me gjykim të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj burg, por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.

Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.

- Publicitet -

Vendimi riktheu edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente dhe 2 dyqane, si dhe 1 milion euro në cash.

Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, dhe qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi koha e dënimit rezultoi të ishte shlyer në paraburgim, ku ai qëndroi afro 2 vjet e 4 muaj, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj.

Dosja “Metamorfoza” nxori në dritë lidhjet e biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka me drejtues policie dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri e paralajmëronte Gjokën për kontrollet e policisë dhe e siguronte se kazinoja e tij në Tiranë do të mbetej e paprekur.

Dosja zbuloi edhe përfshirjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita i dënuar në shkallë të parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Berisha në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka
  • Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë
  • Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë
  • Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet e para në renditje
  • Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. BALLKANI I 100 UJQËVE on Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  3. Anonymous on Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
  4. FEMRA KUNDËR FEMRËS on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Emigranti on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?