Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një “festë” që paralajmëron humbjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Një “festë” që paralajmëron humbjen
KomunitetKryesoreopinion

Një “festë” që paralajmëron humbjen

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

 

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

- Publicitet -

Stadiumi kombëtar “Air Albania” u bë për disa orë arenë e një fushate zgjedhore për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Disa mijë njerëz (por jo më shumë se pesë mijë), të ardhur nga të gjitha qarqet e vendit për të dëgjuar burrat (dhe ndonjë grua) që shpresojnë të zgjidhen kryetarë bashkish, mbushën një të katërtën e vendeve në stadium.

Mes tyre, objektivi i kamerave nuk iu nda fytyrave të ngazëlluara të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pranë këtij të fundit, ngjitur si gjithnjë, diplomati dhe analisti i shquar Agim Nesho.

Ç’simbiozë e përkryer!

Ngjarjen e madhe të kësaj dite për këtë pjesë të opozitës e çeli, si gjithnjë, po ajo, e njëjta grua, emri i së cilës nuk më kujtohet. U ulën në fushë kandidatēt e bashkive periferike. Dhe pritën… Pritën të zbriste ai, më i rëndësishmi nga të gjithë, “kandidati fitues” i bashkisë së kryeqytetit, siç u prezantua ai me një eufori gati histerike.

Dhe ai erdhi, zbriti në fushë me një autobus që lexonte “falas”. Pas kësaj nisi festa.

Festa nisi me shfaqjen e një dokumentari mbi historinë dhe arritjet kolosale të Partisë Demokratike dhe të liderit historik të saj Sali Berisha. Çdo arritje në Shqipërinë e këtyre 32 viteve u tha se është meritë e PD-së; çdo tmerr dhe vuajtje e shqiptarëve u tha se kanë si shkak “Rilindjen” socialiste.

Pas atij dokumentari të pavërtetë fjalën e mori i pari ai, “kandidati fitues” i Tiranës. Na dha shpresë se do ia ndryshojë faqen kryeqytetit tonë. Oh, sa shpresë na dha kandidati i “autobusit falas”.

Pas tij folën me radhë kandidati i Shkodrës, ai i Elbasanit, i Durrësit, i Kukësit, i Lezhës, i Fierit…Foli dhe një pedagoge nga Korça, dekane e një fakulteti të universitetit të atij qyteti, e cila, edhe pse ka botuar “40 artikuj shkencorë”, siç u tha, foli më keq se çdonjëri prej studentëve të mi që s’kanë botuar ende ndonjë artikull.

Të gjithë deklamuan në një mënyrë gati shekspiriane, edhe pse fare pa talent. Me shumë pathos por thuajse pa asnjë ide. Thuajse të gjithë premtuan se do i japin fund “regjimit” dhe do i bëjnë të lumtura jetët e banorëve të qyteteve të tyre aq sa, nëse fitojnë, problemeve që kemi do u shtohet edhe një problem i ri: ç’do bëjmë me gjithë këtë lumturi që do na falin kryebashkiakët e koalicionit Meta-Berisha?

E tërë shfaqja i ngjante një komedie vënë në një skenë të bukur, por me një regji të dobët dhe me aktorë jo profesionistë dhe shumë të dobët. Edhe pse kuptohej lehtë se të gjithë këta aktorë kishin bërë prova një natë më parë (ose edhe netë të tëra), ata, përveçse me zë të lartë deklamativ, lexuan shumë keq ç’kishin shkruar dhe s’thanë asnjëri asgjë që të mund të kapte imagjinatën apo vëmendjen time.

Asnjë ide racionale, asnjë propozim konkret të arsyeshëm, asgjë mbi mënyrat se si do realizohen premtimet e narrativave të tyre boshe.

Por ç’rëndësi kanë këto! Mjaft që festa shkoi mirë. Dhe mesazhi që dhanë të gjithë ata kandidatë ishte i njëjtë: t’i japim fund “regjimit”. Thuajse kanë marrë përsipër të kryejnë një revolucion politik. Revolucionin për të cilin ka kohë që nuk flet më as vetë Sali Berisha.

Më pas foli lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Histeria me të cilën e nisi fjalimin e tij për një çast më solli ndërmend Duçen duke folur nga ballkoni në Piazza Venezia kur i deklaroi luftë Britanisë së Madhe dhe Francës më 10 qershor 1940. Fatmirësisht, pasi e cilësoi “autobusin falas” të Këlliçit si “shpresën” e Tiranës, Metës i iku zëri, siç me kohë i ka ikur edhe figura, dhe kështu nuk u shpall luftë.

Kur u duk se festës po i qasej fundi, në skenë u ngjit ai, kryeaktori, autori dhe regjisori i shfaqjes, Berisha. Si mund ta linte pa shfrytëzuar këtë ditë ky humbës i madh, të cilit në këtë fushatë nuk i lexohet emri askund! Duke ngatërruar disa herë tekstin që lexonte dhe me një zë që po i fikej, në fjalën e tij të gjatë Berisha tha gjthçka që ka thënë e thotë çdo ditë, pa harruar edhe përmendjen George Soros-it, “armikut më të egër të Shqipërisë”.

Asgjë të re nuk tha Berisha, veç cilësimit të fjalimeve të kandidatëve që folën në atë stadium si një “simfoni” e vërtetë. Të tjerat ishin broçkullat e zakonshme të tij, me të cilat shqiptarëve u janë lodhur veshët dhe trutë për tri dekada me radhë.

Festa e atyre që shpresojnë se
“bashkë fitojnë” ishte, në fakt, një tjetër paralajmërim i humbjes së tyre një muaj më vonë.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Z on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?