Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një lider i vogël mes njerëzve të vegjël
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një lider i vogël mes njerëzve të vegjël
Lajmi i funditopinion

Një lider i vogël mes njerëzve të vegjël

Published: November 15, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Njerëz të dobët, kokulur dhe pa dinjitet. Të tillë janë ata socialistë që pamë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalëzit. I patë fytyrat e tyre? Vështrimet e tyre? Kokat e tyre? Heshtjen e tyre? Duartrokitjet e tyre? Njerëz të tillë është e lehtë t’i vësh poshtë e t’i mbash të bindur, të nënshtruar. Ky nuk është lidership. Kjo është karikatura e tij: nënshtrim i organizuar, pushtet i mediokritetit, arrogancë e ushqyer nga servilizmi.

Dhe a i dëgjuat fjalët e liderit? Pas çdo fjale, një e pavërtetë. Dhe më e madhja prej tyre: “Nuk e kanë me mua, e kanë me ju”. Po gjestet e tij, a i vutë re? Një gjuhë që flet më shumë se fjalët, një gjuhë që synon t’u imponohet spektatorëve të atij teatri politik përmes lëvizjeve të duarve, shprehjeve të fytyrës, vështrimeve dhe intonacionit të zërit.

- Publicitet -

Një lider mund të flasë edhe me duar, por një lider i vërtetë flet, para së gjithash, me gjuhën e së vërtetës dhe me forcën e logjikës që e bën atë të besueshme. Jo duke e paraqitur “të vërtetën e tij” si të vërtetën e vetme e të padiskutueshme, por duke e argumentuar atë në mënyrë që të mund të pranohet edhe nga ata që dyshojnë në të, që nuk e besojnë, apo që mendojnë ndryshe.

Një njeri që autoritetin e vet e ngre mbi shpinat e përkulura të atyre që ka nën vete dhe pushtetin e mban përmes kërcënimit, nuk është një lider i vërtetë. Ai është një njeri i vogël, i pushtetshëm mbi njerëzit servilë e frikacakë, por pa guximin të përballet me ata që kokën e mbajnë lart, që të vërtetën ia thonë në sy dhe që kanë guximin ta kundërshtojnë.

Një lider, i cili si bashkëpunëtorë zgjedh njerëz që vetëm thonë “po” dhe si këshilltarë njerëz të cilëve nuk u kërkon këshilla, por i këshillon ai vetë, nuk është një lider i mençur. Ai është një lider mediokër dhe i rrezikshëm për shoqërinë. Sepse, aty ku askush nuk guxon të kundërshtojë, gabimet e liderit bëhen vendime të të gjithëve.

Një lider që ndihmësit e tij nuk i zgjedh ndër më të mirët, më të diturit dhe më të ndershmit, është një lider i keq, që nuk e do as diturinë, as ndershmërinë në politikën që bën. Ai është një lider i korruptueshëm dhe po aq i rrezikshëm. Sepse, kush nuk e vlerëson ndershmërinë te të tjerët, vështirë se mund ta ketë atë si parim të vetin. Dhe kur ndershmëria nuk është kriter për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve, korrupsioni gjen terren për t’u kthyer në sistem.

Nga Nelson Mandela më kanë mbetur në mendje këto fjalë, të dëgjuara nga goja e tij: Një lider i zoti dhe i ndershëm di të zgjedhë si bashkëpunëtorë njerëz të zotë dhe të ndershëm, të cilët, gjithashtu, do të dinë të zgjedhin të tjerë bashkëpunëtorë të zotë dhe të ndershëm.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një lider i vogël mes njerëzve të vegjël
  • Sekuestrohet pasuria marramendëse e ish-vartësit të Orban
  • 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  • Donbasi në këmbim të NATO-s, çfarë propozoi SHBA dhe a do të pranojë Europa?
  • Aksidenti në Thumanë-Fushë Krujë, viktimë këngëtari i njohur i muzikës popullore

Komentet e Fundit

  1. News 24 on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ducja on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Valbona on VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  4. Pensionisti i Porcelanit on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste
  5. MH on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?