Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
Lajmi i funditopinion

Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit

Published: June 5, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Është interesante të vëresh sa të përbashkëta kanë Edi Rama dhe Donald Trump.

1. Si njëri, ashtu edhe tjetri janë të dashuruar pas pushtetit. E duan pushtetin dhe, po të mundnin, nuk do të hiqnin kurrë dorë prej tij dhe prej privilegjeve që ai u siguron. Rama është aktualisht kryeministri më jetëgjatë në detyrë në Europë, ndërsa Trump ëndërron (dhe ndoshta do të përpiqet) të mbetet president edhe përtej kufizimeve që parashikon Kushtetuta amerikane.

- Publicitet -

2. Si njëri, ashtu edhe tjetri identifikohen me pushtetin. Në një kuptim real të fjalês, pushteti personifikohet tek ata, ose personalizohet prej tyre: Rama në Shqipëri dhe Trump në Shtetet e Bashkuara.

3. Të dy hynë në politikë nga jashtë saj dhe erdhën në pushtet përmes partive me të cilat nuk kishin lidhje të hershme. Rama iu bashkua Partisë Socialiste shumë vonë, ndërsa Trump u ngjit në krye të Partisë Republikane, megjithëse më parë kishte qenë i lidhur herë me demokratët, herë si i pavarur.

4. Si njëri, ashtu edhe tjetri e kanë vendosur veten mbi partitë që pretendojnë se përfaqësojnë dhe akuzohen se mbajnë përgjegjësi për krizën e këtyre partive: Rama për krizën e Partisë Socialiste dhe Trump për krizën e republikanëve amerikanë.

5. Si njëri, ashtu edhe tjetri shpesh shfaqin tipare të theksuara narciste. (Nuk jam profesionist për të pohuar nëse vuajnë nga një çrregullim narcistik i personalitetit).

6. Si njëri, ashtu edhe tjetri janë arrogantë: arrogantë në gjuhë, arrogantë në sjellje, arrogantë në marrëdhëniet me vartësit dhe bashkëpunëtorët, arrogantë ndaj publikut dhe shpesh arrogantë edhe në raport me personalitete të huaja.

7. Si njëri, ashtu edhe tjetri kanë marrëdhënie të vështira me mediat. Të dy i akuzojnë ato për shtrembërim të realitetit dhe për prodhim të “fake news”. Për Ramën, mediat janë shpesh një “kazan”; për Trumpin, ato janë “enemies of the people”.

8. Si njëri, ashtu edhe tjetri priren të bashkëpunojnë me njerëz që u janë besnikë atyre personalisht. Rama promovon në listat e kandidatëve për deputetë socialistë individë besnikë ndaj tij, edhe kur ata nuk kanë peshë politike apo kontribute të spikatura në Parti. Trump, nga ana e tij, ka mbështetur shpesh kandidatë republikanë që shfaqin besnikëri të fortë personale ndaj tij.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja s’është gjithmonë shenjë urtësie
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën
  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Asd on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. Vl on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. vladimir halilaj on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?