Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
opinion

Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”

Published: October 12, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Lufta kundër “fake news” kërkon më shumë përgjegjësi nga gazetaria, përkrahje për drejtuesit profesionistë, si dhe lexim kritik nga ana e vetë qytetarëve përpara se të shpërndajnë “informacione” të tilla të paverifikuara.

Është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që në rrjetet sociale përhapet një valë desinformimi me tituj bombastikë që pretendojnë “shkarkimin ekskluziv” të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

- Publicitet -

Megjithëse fare e lehtë të sqarohet që është lajm i rremë, fenomeni ngre pikëpyetje mbi synimet pas kësaj “gazetarie” të spekulimit.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Skënder Hitaj njihet si drejtues me integritet. Që nga nisja e detyrës, ai ka ndërmarrë hapa konkretë për të riafruar në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit profesionistë me përvojë.

Është një përpjekje për të rikthyer besimin e lëkundur dhe standardet brenda radhëve të policisë. Lajmet e fabrikuara synojnë të minojnë pikërisht këtë përpjekje.

​Policia është kthyer në një sektor jashtëzakonisht të vështirë. Për shkak të rrethanave komplekse, krimit me mbështetje politike dhe sfidave në rritje të sigurisë, institucioni kërkon më shumë se kurrë një dorë të fortë.

Por forcimi nuk mund të vijë pa një drejtim stabël. Në këtë kuadër, përhapja e këtyre “lajmeve” është një strategji e mirëmenduar. Edhe pse janë lehtësisht të verifikueshme si të rreme, këto raportime lënë pas perceptimin e luhatjes dhe instabilitetit brenda strukturave të zbatimit të ligjit.

Këto mjete trysnie ndaj drejtuesve që kërkojnë të vendosin rregull e disiplinë në një sektor delikat, duhen parë edhe në dy kënde të tjerë.

E para duhet të vëmendjen e organizatave që mbikqyrin rregullat e gazetarisë dhe të raportimit. Kjo pasi, këto dukuri po e minojnë më tej besimin e publikut te media.

E dyta, fenomeni apelon për një lloj edukimi të publikut në kushtet e reja të fuqisë informuese, por edhe dezinformuese të rrjeteve sociale. Jo gjithçka që përhapet e lexohet në këto rrjete është e vërtetë, sado “bombastike” të duket. Ato duhen injoruar dhe nuk duhen përhapur.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?