Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një tjetër “JO” greke për Shqipërinë, por Italia kundërshton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një tjetër “JO” greke për Shqipërinë, por Italia kundërshton
Lajmi i funditPolitike

Një tjetër “JO” greke për Shqipërinë, por Italia kundërshton

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Greqia ka kundërshtuar lidhjen e Marrëveshjes në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Media greke Kathimerini shkruan se pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.

Sipas Kathimerinit, Greqia kundërshtoi në këtë takim lidhjen e marrëveshjeve me Shqipërinë, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë shtetin ligjor si element bazë.

- Publicitet -

“Në këtë sfond, pala greke propozoi Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, por dhe standardizim të forcave të armatosura me ata perëndimore. Përmes pjesëmarrjes së saj në NATO, Maqedonia ka ecur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë”, shkruan media greke.

Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk u avancua, megjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht burim përplasjesh mes Romës dhe Athinës, shkruan Kathimerini.

Shkak për kundërshtinë nga pala greke është bërë çështja Beleri.

“Pas dështimit të konsiderueshëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të zgjidhur çështjen, autoritetet greke janë duke pritur për të parë deri më 25 janar, kur pritet të rifillojë gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri. Megjithatë, në prapaskenë, kontaktet vazhdojnë, gjithmonë me kusht që Beleri të betohet në detyrë”, shkruan Kathimerini.

Vlen të theksohet se marrëveshjet e partneritetit të BE-së me vendet e treta nuk janë një zhvillim i ri, por janë pjesë e kuadrit më të gjerë të Kompasit Strategjik për vitin 2030, i cili është edhe një horizont kohor që do të gjykojë aftësinë e Europës për të luajtur apo jo një rol në zhvillimet gjeopolitike.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edi Ramës dhe këshilla e çuditshme e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?