Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një utopi e rrezikshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një utopi e rrezikshme
KryesoreLajmi i funditopinion

Një utopi e rrezikshme

Published: September 24, 2024
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

Kushdo flet sot mbi një propozim të çuditshëm të kryeministrit Rama për krijimin e një Shteti Sovran të Urdhërit të Bektashinjve në Tirane. Klan, Top Channel, kushdo.

- Publicitet -

Në vend që kryeminstri i Shqipërisë të kërkojë me zë tē lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara krijimin e një shteti kombëtar sovran për popullin palestinez, çka mund të ndihmonte në zgjidhjen e krizës së përhershme në Lindjen e Mesme, ai kërkon krijimin e një shtet TEOKRATIK sovran për bektashinjtë në mes të Tiranës, një enklavë sovrane brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Pyetja e parë që më lind është kjo:

Ç’punë ka kryeministri i vendit tim, të kërkojë krijimin e një enklave sovrane brenda territorit të vendit tim? Kryeministri nuk është shteti dhe s’mund të bëjë ç’të dojë me të, me kufijtë dhe me territorin e Shqipërisë, për krijimin dhe mbrojtjen e së cilës breza të tërë shqiptarësh kanë bërë shumë sakrifica e kanë derdhur shumë gjak.

Republika e Shqipërise është një shtet sovran dhe sovraniteti i saj shtrihet në të gjithë territorin e saj, kufizuar nga kufij shtetërore të njohur ndërkombëtarisht. Do të krijojmë një Lesoto të dytë, një tjetër enklavë sovrane jashtë gadishullit italian? Nëse sot flasim për krijimin e një Vatikani mysliman në kryeqytetin tonë, a duhet të presim nesër që Minerva e radhës nga koka e Zeusit të këtij vendi të jetë një San Marino mbi një kodër të bukur pranë bregdetit?

Çfarë kemi mësuar nga historia e formimit të kombeve dhe shteteve sovrane? Mësimi më i madh që duhet të nxjerrim ne shqiptarët nga historia, nëse huazoj fjalët e Aldous Huxley-t, është se nuk kemi nxjerrë shumë mësime prej saj.

Nëse duam t’i ruajmë e t’i zhvillojmë më tej tolerancën dhe harmoninë fetare mes shqiptarëve, nuk duhet në asnjë mënyre t’i provokojmë ata me ide jo thjesht utopike, por irracionale, antikombëtare e të rrezikshme.

Mos i lexoni keto fjale si nje mesazh politik, ju lutem, por si zërin e arsyes sime që flet për këtë çështje.

©Copyright Gazeta DITA

Ky shënim është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?