“Njësoj si spitalet e tjera jashtë vendit”. Kjo është përshtypja e përgjithshme e atyre që janë trajtuar në Spitalin Memorial. Edhe vetë drejtuesja e këtij institucioni, e pohon. Me drejtoreshën e Spitalit Memorial Fier, znj. Rudina Degjoni, bisedoi gazetari Kristaq Thano.
Vihet re se në Memorial ka një fluks në rritje të numrit të pacientëve dhe jo vetëm nga rajoni i jugut por edhe nga qytete të tjera të Shqiperisë; Në rubrikën që Spitali Memorial i ka dedikuar përshtypjeve të pacientëve dhe që ju e keni quajtur “Zeri i Pacientit”, tregohen raste të pacientëve që vinë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me rrezikshmëri për jetën. Pasi marrin shërbim në spitalin Memorial ata dalin shëndoshë e mirë….
– Spitali Memorial, është një spital modern që plotëson të gjitha standartet e spitaleve ndërkombëtare si në infrastrukturë, në pajisje mjekësore ashtu dhe në burime njerëzore. Zëri i pacientëve dhe komentet e tyre janë shembulli i pasqyrimit të punës me standart që bëhet në spitalin tonë.
Gjatë këtij viti ne ofruam shërbime shëndetësore dhe për pacientë të cilët ishin turistë në vendin tonë, si nga Italia, Gjermania, Greqia, Sllovenia apo dhe nga vende të tjera. Impakti i tyre ishte shumë pozitiv kur ata dolën nga spitali ynë na falenderuan për punën, përkushtimin dhe standartin e shërbimit të ofruar.
Nëse spitalit tonë do t’i vendosnim yje në shërbimin e ofruar apo dhe në tregues të tjerë ai do të jetë një spital me 4- 5 yje, njësoj si spitalet e tjera jashtë vendit.
Pyetja e dytë ka të bëjë me informacionin që duam tu përcjellim pacientëve të cilët janë të interesuar në lidhje me ekipin që punon në spitalin tuaj…
– Spitali Memorial është një investim i shtetit turk, kështu që tek ne punohet në ekip, mjek shqiptarë dhe turq janë një ekip i bashkuar të cilët ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve të jugut e jo vetëm.
Stafi ynë është në shërbim të pacientëve 24/7, mjekët tanë janë të përkushtuar t’u shërbejnë qytetarëve dhe këtë e bëjnë me pasionin dhe dashurinë që kanë për njeriun.
Stafi ynë ndihet i vlerësuar në punën që bën dhe kjo nuk është vetëm për ekipin mjekësor por edhe për atë infermieror, Teknik, sanitar dhe për të gjithë stafin mbështetës. Të punosh në Memorial është një fat për të gjithë ne që jemi pjesë e kësaj strukture moderne pasi cdo ditë kemi se cfarë të mësojmë dhe të japim nga vetja jonë.
Eshtë shumë e rëndësishme që pacienti diagnostikohet në kohë nga mjeku specialist, por pacientët na thanë që tek ju, pacienti diagnostikohet nga një ekip mjekësh, pra Turq dhe Shqiptarë
– Pa dyshim, kjo që ju po thoni është e vërtetë dhe kjo është një arsye që ka sjellë edhe ndryshimin në spitalin tonë, pra bashkëpunimi në ekip është shërbimi që garanton diagnostikimin në kohë të pacientit.
Gjithashtu në Memorial, të gjitha pajisjet mjeksore janë pajisje të teknologjisë së fundit gjë që e bën diagnostikimin e pacientit dhe ndjekjen e tij të jetë sipas standarteve më bashkëkohore.
Aktualisht sot qe flasim qe nga dita e parë që është hapur Memoriali, pra muaj maj i viti 2021, dhe deri më sot janë mbi 300 profesionistë të spitalit që ofrojnë cdo ditë shërbime dhe janë në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve të jugut.
Faleminderit
