Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
AktualitetBote

Mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten në gjyqin penal ndaj ish Presidentit Donald Trump në Nju Jork, se kandidati i atëhershëm për president i kishte lënë përshtypjen se e njihte një modele të revistës Playboy që po përpiqej të shiste të drejtën e historisë së saj lidhur me pretendimet për një lidhje intime me zotin Trump.

Gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e përshkroi Karen McDougal si “një vajzë të bukur”, dëshmoi zoti Pecker të enjten. Ai tha se kjo e bëri atë të besonte se zoti Trump “e dinte se kush ishte ajo” edhe pse ai e ka mohuar të ketë patur marrëdhënie intime me të.

Përfundimisht, tha zoti Pecker, me nxitjen e avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, tabloidi i tij e pagoi zonjën McDougal 150,000 dollarë për të blerë të drejtat e historisë së saj.

- Publicitet -

Zoti Pecker e quajti pagesën për aktoren McDougal “një blerje shumë, shumë e madhe”, por tha se ai nuk kishte ndërmend ta publikonte pretendimin e saj për një lidhje me zotin Trump, një praktikë që tabloidi e cilësonte si ‘kapje dhe asgjësim’.

Praktika ka të bëjë me blerjen ekskluzive të informacioneve negative për individët e famshëm dhe më pas refuzimin e publikimit të lajmeve të turpshme nga jeta e tyre.

Një mik i vjetër i zotit Trump, zoti Pecker i tha jurisë prej 12 anëtarësh se “nuk donte që historia (pretendimi i zonjës McDougal) ta turpëronte ose dëmtonte kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Më herët gjatë javës, zoti Pecker dëshmoi se ai kishte rënë dakord në një takim të vitit 2015 për ta ndihmuar fushatën e tij presidenciale duke publikuar histori të favorshme për zotin Trump dhe duke mbajtur një sy hapur për gratë që përpiqen të shesin histori për takimet e tyre me zotin Trump apo histori të tjera negative. Prokurorët e kanë quajtur “sesion konspiracioni” takimin në fjalë në kullën Trump.

Prokuroria argumenton se marrëveshja mes zotërinjve Pecker, Trump dhe Cohen ishte pjesë e një komploti për të bllokuar votuesit që të mësonin të dhëna të turpshme mbi zotin Trump.

Blerja e informacioneve denigruese dhe mospublikimi i tyre nuk është një praktikë normale në gazetarinë amerikane. Zoti Pecker tha se avokati Cohen i kishte thënë se zoti Trump do ta rimbursonte atë për 150,000 dollarët e paguara zonjës McDougal, gjë që ai nuk e bëri kurrë.

Më herët gjatë javës, zoti Pecker tha se edhe përpara bisedës në lidhje me blerjen e të drejtave të historisë nga zonja McDougal, ai i kishte paguar 30,000 dollarë një punonjësi në kullën Trump në Nju Jork për të asgjësuar një lajm të rremë se zoti Trump kishte një fëmijë jashtë martese.

Ky është gjyqi i parë penal ndaj të një ish-presidenti amerikan. Zoti Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë tjetër, 130,000 dollarë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, lidhur me zërat për një lidhje jashtëmartesore me të.

Sipas aktakuzës, synimi ishte blerja e heshtjes në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Ajo pretendon për një natë intime me zotin Trump një dekadë më parë. Ish Presidenti Trump e ka hedhur poshtë pretendimin e saj si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën
  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  2. Prometheus on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?