Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nudisti që foli më shumë se videot e Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nudisti që foli më shumë se videot e Berishës
KronikeKryesore

Nudisti që foli më shumë se videot e Berishës

Published: February 19, 2023
Shpërndaje

 

Tirana e ngrohtë në këto ditë shkurti, mbushur plot me turista nga “mesdheu”, ku gjuha italiane e spanjolle dëgjohet sikur të jesh në “Piaca di Roma”, apo në mes shesheve të  Barcelonës.

Mëngjesi i të shtunave dhe i të dielave është bërë zakon në Tiranë, që ka më pak qarkullim makinash e këmbësorësh.

- Publicitet -

Diku tek “Partizani i panjohur” në qendër të kryeqytetit shumë pranë hotelit më të madh të Tiranës dhe qendrës tregtare dhe padyshim pak metra më larg bashkisë një burrë rreth të 60-tave e kish falur veten cullak nën rrezet e diellit, aty nga ora 10 e mëngjesit.

Parandjenjave të njerëzve ku nuk i shkon mendja, a ishte një i çmendur, apo ishte ndonjë i poshtëruar nga padrejtësia, pse jo edhe nga gruaja, apo rrethi shoqëror, ishte i ndërgjegjshëm që kishte zgjedhur një mënyrë për të tërhequr vëmendje, (helbete kohë klikimesh e dikush paguan), apo ishte një viktimë që e kishte zhveshur bixhozi, por gjithsesi në çdo vend të botës këto shprehje të nudizmit janë më së shumti veprime protestuese me metafora të fuqishme politike.

Shpejtësia e reagimit të urgjencës spitalore ishte për t’u admiruar sepse skena nuk zgjati shumë. Shkurt shteti funksionon me dëshirë e urdhra si një “sahat zviceran”.

Ky nudist foli me gjuhën e trupit do thotë dikush, por një tjetër e mendon ndryshe, se nudisti paska folur me gjuhën e turpit e të bën një stendë morali si dikur fletërrufetë që dilnin në mes të qytetit në kohën e komunizmit. Një tjetër të cilit i fola sepse ishte taksist e pyeta mos kishte diçka për ta mbuluar nudistin, ai u hoq mënjanë sikur nuk ishte aty. Kohë krimesh, mendova e dëshmitarët e kanë punën pisk gjithmonë me drejtësinë.

Çuditërisht nuk e pashë diku këtë lajm në asnjë portal a media elektronike! Ka lajme që duhen të dalin nga kuzhina e politikës, por sot në këtë kohë kushdo mund të krijojë një media nëpërmjet aplikacioneve në celular thuhet rëndom nga teoricienë të medias.

E kalova nëpër mend të gjithë historinë e nudos në Shqipëri e m’u kujtua që një gazetë erotike ishte sekuestruar sepse për herë të parë dikush (një vajzë kishte pozuar gjysmë e zhveshur), andej nga viti 1995, më parë në kohën e regjimit komunist kishin qarkulluar fjalë për disa fotografë që kishin bërë foto për disa gra që shisnin trupin kundrejt pagesës dhe tutori i tyre në fillim u afronte klientëve fotot, ku një klient ishte shushatur kur kishte në dorë foton e bashkëshortes dhe e denoncoi të gjithë këtë histori, që përfundoi me këshillime e internime.

Në vitet që pasuan pas emigrimit shumë djem e vajza shqiptare kanë ekspozuar hiret e tyre në revistat më prestigjioze të botës me emra të ndryshëm kundrejt pagesave disa fish më të ulëta. Një fotograf që sillet diku rreth qendrës së kryeqytetit më pati treguar se shumë çifte i kërkonin foto nudo që  t’i përdornin për prostitucion, shkrimin nuk e botova se nuk po më jepte fotot.

Nuk janë larg paragjykimet për aktorët shqiptarë që kanë luajtur filma me skena nudo. Piktorët e kanë tejkaluar këtë situatë paragjykuese qysh në kohën e diktaturës, sepse janë bërë të njohura disa prej modeleve që paguheshin me honorar në studiot e “Akademisë së Arteve”. Me daljen e teknologjive të video-kasetave dhe kamerave kjo uri për të filmuar njëri tjetrin çiftet u kthye në sëmundje, e aq më keq tash është kthyer në sport klikimesh e shantazhi.

Ligji i privatësisë dhe shumë ligje të tjera ende nuk i kanë bërë pritë këtyre fenomeneve. Por ja që ka edhe politikanë që nuk e kanë idenë se ku shoqëria shqiptare ka limitet e veta dhe ku ecën e ardhmja e saj.

Më tipiku është rasti i Sali Berishës ditët e fundit. Të thuash se nuk e di si një komunist i vjetër, se pse elektorati shqiptar është i majtë edhe për nja 30 vjet të tjera, sepse është akoma brezi i cili është mësuar me veprat e ndërtuara në pesëvjeçare dhe ty të shohin si njeriun që i ke shkatërruar atë që ata e ndërtuan me mund edhe djersë pavarësisht ideologjisë së sistemit komunist.

Ai brez ishte mësuar me një familje ndonëse në varfëri, e ti ua degdise rrugëve të botës, harron ti se je zhgënjimi më i madh i këtyre 32 vjetëve, çfarë revolucioni u afron shqiptarëve ti me ato video shantazh si një manjak i pangopur dhe me probleme në adoleshencën e hershme.

Të kesh pas vetes njerëz si nëpër salla, apo klasa shkollash dihet se shumica prej tyre asgjë nuk i lidh me idealet e demokracisë, por me përfitimet në regjimin tuaj kleptokratik, vrasës e destruktiv për çështjen shqiptare.

Ti në njërën anë do që ta tejkalosh moshën mendore duke u futur në portale pa moshë dhe nga ana tjetër je aq anadollak sa i ke çuar shqiptarët tek romani ”Sikur të isha djalë” e Haki Stërmidhit dhe tek novela “E madhe ishte gjëma e mëkatit” të Mitrush Kutelit.

Anakronizmin mendor nuk ka psikiatër ta kurojë, sepse ajo sëmundje sipas shumë studiuesve vjen nga shkaqet e realitetit të jashtëm dhe frustrimeve qysh në kohë të hershme, ndaj mbaji videot se ka beteja politike të vrullshme këto ditë.

Protestoi një nudist, por ai në një mënyrë ju sfidoi edhe juve që nuk lini gurë pa lëvizur t’i futeni tjetrit në krevat, në të gjithë manualet e psikiatrisë njihet si sëmundje e cila në mos me ligje të frenohet i lutet publikut të mos ia marri për një luftë politike serioze revolucionin e videove.

Përgati Kastriot Kotoni

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?