Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk e njohim Konferencën e datës 28 mars
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Nuk e njohim Konferencën e datës 28 mars
Komunitet

Nuk e njohim Konferencën e datës 28 mars

Published: February 23, 2025
Shpërndaje

Ne anëtarët e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” deklarojmë se nuk e njohim konferencën që thërret Hulusi Hako dhe Veli Myftari.

Kjo konferencë nuk është legjitime, sikurse nuk janë legjitime asnjë prej “mbledhjeve” të tyre, përfshirë edhe disa protagonistë të vetkooptuar.

Ne, si pjesë e forumeve legjitime të Organizatës, të zgjedhur në Kryesinë e Komitetit Kombëtar, ashtu si vetë Organizata jonë e nderuar, me legjitimitetin, që buron nga vetë aktet themeltare të saj dhe nga realitetet konkrete, që flasin hapur, deklarojmë se nuk njohim asnjë nga vendimet, që mund të marrë kjo Konferencë Kombëtare, nëse do të mblidhet. Thjesht sepse janë të paligjshme.

- Publicitet -

Ja disa nga argumentet pse kjo konferencë dhe vendimet, që eventualisht organizatorët ilegjitime mund të shkruajnë, nuk janë legjitime.

1. “Vendimi” është “marrë” më 6 dhjetor 2024 nga mbledhja jolegjitime e “kryesisë” (me “anëtarë” të emëruar e jo të zgjedhur) në kundërshtim me statutin (neni 17, f.19). Nuk u referua asnjë material i parashikuar në rendin e ditës dhe nuk u votua asnjë vendim në “mbledhjen” e Komitetit Kombëtar të datës 20.12.24, që, gjithashtu ishte pa kuorumin e domosdoshëm për t’u konsideruar mbledhje.

2. Thirrja e kësaj konference nuk respekton afatin statutor mes dy konferencave. Konferenca e 12 Kombëtare u mblodh më 20.11.21. Deri më 28 mars bëhen vetëm 3 vjet e 4 muaj! Sipas akteve të Organizatës duhen akoma edhe së paku 20 muaj.

3. Kjo konferencë është ilegjitime në çdo kuptim të fjalës, ashtu si te gjitha “mbledhjet e institucioneve”, çdo “vendimmarrje”, çdo “urdhër”, çdo dokument i prodhuar dhe firmosur në emër të Organizatës apo forumeve respektive nga z. Hulusi Hako dhe z. Veli Myftari.

a. Hulusi Hako është refuzuar të regjistrohet si kryetar nga gjykata me vendimin nr. 1549/4, datë 30.06.23.

b. Veli Myftari është çrregjistruar si sekretar i pergjithshëm me vendimin e gjykatēs nr. 1549/5, datë 10.10.2024. Gjithashtu është përjashtuar dhe çregjistruar si antar organizate nga Organizata 29/1 ku bën pjesë sipas kriterit të territorit të vendbanimit në Tiranë.

c. Idajet Beqiri – prezantohet si n/kryetar i Komitetit Kombëtar, ndonëse ky dhe 5 n/kryetarë të tjerë janë kooptuar (caktuar) në mënyrë të paligjshme, pra nuk janë zgjedhur sipas statutit (neni 18). Ndërkohë është kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar.

d. Organizata nuk ka as kryetar të komisionit të revizionit, sepse Flora Agolli ka braktisur detyrën që i besoi Konferenca 12 Kombëtare për t’u punësuar në administratën e Komitetit Kombëtar. Këta drejtues jolegjitimë, në shkelje të statutit, të procedurave statutore, rregullave organizative dhe ligjit që rregullon organizimin dhe funksionimin e shoqatave/organizatave jofitimprurëse, kanë shkrirë kryesinë legjitime.

3. Gjithashtu, delegatët e kësaj konference janë emëruar nga “drejtuesit” qendrorë. Shembull konkret është Tirana që miratoi “formalisht” në komitet listën emërore të 65 delegatëve.

Për arsyet e mësipërme deklarojmë me keqardhje dhe në kundërshtim me dëshirën tonë, se jemi të detyruar të mos e njohim dhe të mos marrim pjesë në këtë Konferencë. Ftojmë të gjithë Komitetet e Veteranëve dhe Pasardhësve në çdo bashki dhe të gjithë delegatët e caktuar, të mos e njohin dhe të mos marrin pjesë në konferencën e datës 28.03.25.

Miratuar nga mbledhja e Kryesisë legjitime të Komitetit Kombëtar
Kësaj deklarate iu bashkua shoku Naxhi Zhupa, veterani e invalidi 95 vjeçar i LANÇ, ish-partizan i brigadës së 8 S.

—-

Deklaratë e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të popullit shqiptar ndaj “Konferencës Kombëtare” të datës 28.03.2025

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE
  • The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?