Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk ka punonjës për furrat, paralajmërohet shtrenjtimi i bukës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk ka punonjës për furrat, paralajmërohet shtrenjtimi i bukës
AktualitetEkonomi

Nuk ka punonjës për furrat, paralajmërohet shtrenjtimi i bukës

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës. Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Shtimet e pagave kanë vështirësuar gjendjen te disa furra buke, të cilat kanë njoftuar për rritjet e para të çmimeve të bukës.

Në Berat një furrë buke ka lajmëruar se nga 1 prilli çmimet e bukës do të rriten nga 10 deri 20 lekë, për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive së gjetjes së punonjësve. Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se rritja e çmimeve është individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.

Peshkopia gjithashtu nënvizoi se mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në rrethe është prezente edhe për prodhuesit e bukës.

- Publicitet -

Sipas tij për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi prej muajit shtator të vitit të kaluar në mënyrë të herëpashershme kanë rritur pagat e punonjësve. Drejtuesi i shoqatës thekson se prej vitit të kaluar pagat janë rritur 20 deri 80%.

“Për shkak të largimeve të popullatës për të mbajtur pozicionet e profesionistëve furrat e bukës kanë rritur pagat e punonjësve duke i çuar në nivelin mbi 50,000 lekë në muaj . Rrogat për shitëset dhe furrtarët janë rritur 20 deri 50%. Për pozicionin e furrxhiut që është punëtori më kyç, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja më e lartë ka qenë për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%, pasi është shumë e vështirë të gjesh punonjëse pastrimi”, pohoi z. Peshkopia.

Aktualisht çmimi i bukës masive është 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator 2021, ku çmimi i bukës masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë (rritja 14%).

Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë (rritja 25%). Ndërsa në disa rrethe, si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës arriti në 120 lekë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?