Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk ka votëbesim për Berishën në mbledhjen e Kryesisë së PD!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk ka votëbesim për Berishën në mbledhjen e Kryesisë së PD!
AktualitetPolitike

Nuk ka votëbesim për Berishën në mbledhjen e Kryesisë së PD!

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

Sali Berisha mblodhi në selinë e zaptuar, kryesinë e Rithemelimit, për të diskutuar me të besuarit e tij, rreth muaj pas humbjes, rezultatin më negativ në historinë e opozitës. Por ndonëse, ajo që Sali Berisha e quan “analizë” duhet të kishte hyrë në një fazë të dytë, atë të reflektimit për problemet e brendshme, kjo gjë nuk po ndodh.

Si para kamerave, ashtu edhe brenda mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i Rithemelimit vijon të besojë, ose të paktën të artikulojë, se humbja e thellë vjen për shkak të manovrave elektorale të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama është një kalbësirë që vjedh çdo garë, që nuk fiton asnjë garë, dhe kjo është e vërteta. Edi Rama fiton cdo garë sepse ne nuk kemi arritur t’i tregojmë vendin atij, por ai është një kalbësirë krimi, është një monument i shëmtuar krimi dhe korrupsioni, i pashoq në Europë dhe kudo.

- Publicitet -

Një hajdut i rrethuar nga kriminelë dhe banditë, një antidemokrat që ndërmerr cdo veprim ndaj opozitës. Një njeri që paguan me miliona e miliona për mbështje, deklarata, lobime, etj” tha Berisha.

Tashmë në krye të PD zyrtare, akuzën e vjetër nuk e ka harruar as për Lulzim Bashën. “Për Lul Bravën dhe Alibashën vetëm ndonjë socialist mund të votonte” tha Berisha.
Me humbjen e zgjedhjeve, Sali Berisha ka ndryshuar edhe mendje për rrugën e rrëzimit të Edi Ramës. Nëse më parë deklaronte se protestat janë motivim, por Rama do rrëzohet me votë, kreu i Rithemelimit kërkon të provojë të kundërtën.

“Historia ka treguar se frontet opozitare kanë përmbysur me votë regjimet që në një mënyrë ose një tjetër kanë respektuar në një shkallë të caktuar votën. Frontet opozitare kanë dështuar si të tilla në përmbysjen e narkoshteteve. Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor: për protesta të fuqishme kundër regjimit, dhe pastaj, sigurisht gara elektorale.

Fronti opozitar është vendimtar për organizmin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe natyrisht pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë” tha Berisha.

Burime për Report TV bëjnë me dije se brenda mbledhjes së kryesisë, të thirrur për humbjen e thellë të 14 majit, Sali Berisha ka shmangur edhe vendimin për votë-besimin e tij, duke mos vendosur asnjë datë e duke rrezikuar kështu shkeljen e nenit të statutit që e vendosi me bujë në Kuvendin e 11 dhjetorit, se nëse humb zgjedhjet lokale kryetari duhet të kalojë në votëbesimin e demokratëve dhe nëse humb të përgjithshmet, duhet të largohet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?