Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OBSH nxjerr shifrat: Ulet numri i duhanpirësve në dy vitet e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shendetesi > OBSH nxjerr shifrat: Ulet numri i duhanpirësve në dy vitet e fundit
Shendetesi

OBSH nxjerr shifrat: Ulet numri i duhanpirësve në dy vitet e fundit

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se numri i përdoruesve të duhanit në nivel global në dy vitet e fundit ka shënuar ulje me rreth 19 milionë njerëz.

“Në mbarë botën ka 1.25 miliardë përdorues të rritur të duhanit, sipas vlerësimeve të fundit në raportin e OBSH-së për tendencat globale të duhanit të publikuar sot. Ky është një lajm i mirëpritur, veçanërisht pasi numri parashikohet të vazhdojë të bjerë pasi gjithnjë e më shumë njerëz e lënë duhanin ose nuk e fillojnë”, tha në një konferencë për media në Gjenevë drejtori i promovimit të shëndetit të OBSH-së, Ruediger Krech.

“Kjo është pavarësisht rritjes së vazhdueshme të popullsisë së botës, ku u shtuan afërsisht 149 milionë të rritur gjatë të njëjtës periudhë”, theksoi ai.

- Publicitet -

Ai theksoi se normat e përdorimit të duhanit në nivel global kanë vazhduar të bien, me vetëm një në pesë të rritur që konsumojnë duhan në vitin 2022, një rënie domethënëse nga një në tre të rritur në vitin 2000. Krech tha se 150 vende janë tani në një prirje të rënies në përdorimin e duhanit, me 56 prej tyre tashmë duke ndjekur objektivin global për një reduktim prej 30 për qind deri në vitin 2025.

Sipas tij, bota kolektivisht do të bëjë vetëm një reduktim relativ prej 25 për qind në përdorimin e duhanit nëse nuk bëhen përpjekje më të bashkërenduara për të miratuar masa më të forta të kontrollit të duhanit.

Aktualisht, theksoi Krech, grupi i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përjetojnë uljet më të shpejta të përdorimit të duhanit, pavarësisht se mbajnë normat më të larta të përdorimit të duhanit.

Sipas raportit të paraqitur nga Krech, prevalenca më e lartë e përdoruesve të duhanit është në rajonin e Azisë Juglindore të OBSH-së, ndërsa më e ulëta është në rajonin afrikan. Krech u kërkoi vendeve të vazhdojnë me zbatimin e politikave të kontrollit të duhanit.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 26 tetor 2026
  • Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet
  • Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  • Reagimet e para nga jashtë pas fitores së Listës Studentore në Serbi
  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  3. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  4. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?