Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: Kriminelët sigurojnë fitim prej 236 miliardë dollarësh nga puna e detyruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB: Kriminelët sigurojnë fitim prej 236 miliardë dollarësh nga puna e detyruar
AktualitetEkonomi

OKB: Kriminelët sigurojnë fitim prej 236 miliardë dollarësh nga puna e detyruar

Published: March 19, 2024
Shpërndaje

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) thotë se shuma e fitimeve të paligjshme nga puna e detyruar ka arritur në 236 miliardë dollarë në vit. Shifra është përfshirë në një raport që u publikua të martën në Bruksel. Organizata e Punës thotë se kjo shifër është e ngjashme me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të BE-së si Letonia apo Kroacia dhe tejkalon të ardhurat e kompanive të teknologjisë si ‘Microsoft’ apo ‘Samsung’.

Sipas raportit, i cili u publikua gjatë një konference shtypi në Bruksel nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), tre të katërtat e rasteve kur migrantët janë privuar nga paratë që mund të merrnin, kanë qenë për shkak të abuzimit seksual. Puna e detyruar, sipas raportit, gjithashtu lejon kriminelët, që përfitojnë prej saj, të shmangin taksat.

Përfitimet e kriminelëve që detyrojnë migrantët të bëjnë punë kundër vullnetit të tyre kanë shkuar në 236 miliardë dollarë.

- Publicitet -

Duke folur në prezantimin e raportit, anëtari gjerman i Parlamentit Evropian, Bernd Lange tha se puna e detyruar kishte “ndikim serioz ekonomik”.

“Njerëzit që punojnë në fabrika po humbasin miliarda dollarë dhe kjo nuk po siguron të ardhura për vendet. Pra, ka vërtet një ndikim serioz ekonomik”, tha zoti Lange.

Drejtoresha e Departamentit të Kushteve të Punës dhe Barazisë te Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) Manuela Tomei e quajti shumën e përfitimeve të paligjshme prej 236 miliardë dollarësh “të turpshme”.

“Kjo shumë është sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendeve si Letonia apo Kroacia. Ajo madje tejkalon të ardhurat e kompanive gjigante të teknologjisë si ‘Microsoft’ apo ‘Samsung’. Por prapa këtyre shumave marramëndëse ka vuajtje njerëzore”, tha ajo.

Organizata Ndërkombëtare e Punës e përkufizon punën e detyruar si punë që imponohet kundër vullnetit të punonjësit dhe kryhet si formë ndëshkimi apo kërcënimi. Mund të ndodhë në çdo fazë të punësimit: gjatë rekrutimit, në kushtet e jetesës që lidhen me punën ose duke i detyruar njerëzit të qëndrojnë në një vend pune të cilën ata duan ta lënë.

“Një nga format më të zakonshme të punës së detyrueshme është mos dhënia e qëllimshme e pagave. Kjo shpesh shoqërohet me kërcënime për abuzim fizik ose seksual, si dhe privim nga nevojat themelore. Pasojat e punës së detyruar shtrihen deri tek familjet që shohin se fitimet e tyre, që iu duhen për t’i ndihmuar të përballojnë mbijetesën, zhduken. Ky është veçanërisht rasti për punëtorët migrantë që nuk janë në gjendje të dërgojnë para tek familjet e tyre”, thotë zonja Tomei.

Rreth 27.6 milionë njerëz ishin të përfshirë në punë të detyruar në vitin 2021, një rritje kjo prej 10% nga pesë vjet më parë, thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës. Rajoni i Azi-Paqësorit përfshin më shumë se gjysmën e rasteve, ndërsa Afrika, Amerika dhe Evropa së bashku me Azinë Qendrore përfaqësonin secila rreth 13% deri në 14%.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Penalltitë “vrasin” Gjermaninë dhe Holandën, dy superfuqitë eliminohen nga Botërori
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit

Komentet e Fundit

  1. Kumandar Shurreli on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. Rambo on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. X on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Kokpalari 21 janarit on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?