Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ONE Albania do të reduktojë kostot e data roaming-ut me BE-në, si pjesë e një nisme të përbashkët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ONE Albania do të reduktojë kostot e data roaming-ut me BE-në, si pjesë e një nisme të përbashkët
Ekonomi

ONE Albania do të reduktojë kostot e data roaming-ut me BE-në, si pjesë e një nisme të përbashkët

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Nga 1 tetori qytetarët dhe bizneset në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë nga tarifat më të ulëta të data roaming-ut.

Tridhjetë e tetë operatorë telefonikë u angazhuan për të reduktuar ndjeshëm hendekun midis tarifave të roaming dhe tarifave të brendshme midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (në të dy drejtimet).

Kjo nismë duhet të zvogëlojë hendekun midis roaming dhe çmimeve të brendshme mes shumicës së BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (në të dy drejtimet), me synimin për të forcuar lidhjet midis dy rajoneve, duke inkurajuar dhe thjeshtuar shkëmbimet tregtare, ato kulturore, turistike dhe të tjera. Ofertat specifike do të përcaktohen nga secili prej operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, bazuar në vendimet e tyre tregtare, me një çmim tavan.

- Publicitet -

Nisma nisi me nënshkrimin e Deklaratës së Roaming-ut, në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në dhjetor të vitit të kaluar dhe është mbështetur nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Si një prej investitorëve më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, Grupi 4iG, investitor i ONE Albania dhe One Montenegro mbështeti nismën e lëvizjes ndërkufitare.

“Si një investitor entuziast në Ballkanin Perëndimor, ne mbetemi të përkushtuar për integrimin ekonomik të këtij rajoni me Bashkimin Evropian dhe jemi të lumtur që rezultatet e para të marrëveshjes i marrim në tetor. Ne mirëpresim që integrimi ekonomik të zgjerohet më tej, me lojtarë të tjerë në treg dhe fusha të tjera, veçanërisht në teknolologjinë e informacionit dhe komunikimit.” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit të 4iG Plc.

Ulja e ndjeshme e çmimeve për klientët e vendeve të BE-së nënkupton forcimin e lidhjeve midis kësaj të fundit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke inkurajuar mundësinë e të bërit biznes jashtë kufijve, për shkak të kostove më të ulëta operacionale. Nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor, rajoni do të bëhet një destinacion më tërheqës për turistët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, duke krijuar kështu efekte të shumëfishta për ekonomitë e këtyre vendeve.

Konkretisht, operatorët ranë dakord për një nivel maksimal të çmimit të shitjes me pakicë (“çmim tavan”) për 1 GB, në periudhën nga tetori 2023 deri në 2028: 18 euro më 1 tetor 2023, 14 euro në 2026 dhe 9 euro në vitin 2028. Objektivi mbetet një harmonizim optimal i tarifave të data roaming-ut.

“Ne presim që reduktimi i kostove të data roaming-ut do të ketë ndikim në rritjen e shkëmbimit dhe komunikimit midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, çka do të thotë rritje të mundësive për ekonomitë e rajonit tonë.” – tha Emil Georgakiev, CEO i One Albania.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar tashmë në rajon nismën “Roam like at home-Fol si n’shpi” në korrik 2019 dhe plotësisht “Roam Like at Home” në korrik 2021, një angazhim që konsistonte në reduktimin gradual dhe eliminimin e mëvonshëm të tarifave shtesë për roaming midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  • Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë planetin
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Emigranti on Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  3. Liu on Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Otto on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. Vlora 97 on Ministria e Arsimit ndau bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?