Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida
Teknologji

One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida

Published: November 21, 2024
Shpërndaje

Një hapësirë e re unike për teknologjinë i është shtuar kryeqytetit, pranë ambienteve të Piramidës. Këtë të mërkurë One Albania ka inauguruar One Connect Hub, një qendër inovacioni dhe teknologjie, që do të nxisë bashkëpunimin mes entuziastëve të teknologjisë, inovatorë dhe krijuesve të startup-eve.

Në fjalën e tij të hapjes, drejtori ekzekutiv i One Albania theksoi rolin e kësaj qendre si një nxitës i avancimit teknologjik dhe kreativitetit.

“Në One Albania ne jemi shumë të fokusuar te fuqizimi i komunitetit ku ne shërbejmë. Ne besojmë se teknologjia duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë”, tha Brano Djurovic, drejtori ekzekutiv i One Albania. “One Connect Hub është mënyra se si ne mbështesim të rinjtë, startup-et dhe komunitetet, duke i ofruar një mundësi ekosistemeve të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, që të sjellin propozimet e tyre për këtë hapësirë.”

- Publicitet -

Si një nga investitorët më të mëdhenj strategjikë në Shqipëri, grupi 4iG rikonfirmoi vizionin e tij afatgjatë për të krijuar një tëardhme digjitale për Shqipërinë dhe më gjerë. I ftuar në këtë event hapës, Zëvendës Drejtori Përgjegjës për Strategjinë e Telekomunikacionit në grupin 4iG, Tamas Tabori u shpreh entuziast për realizimin e këtij projekti unik, i pari i këtij lloji për të gjithë grupin.

“Kjo qendër nuk është vetëm një vlerë e shtuar për Shqipërinë, por edhe një model sesi teknologjia dhe inovacioni mund të transformojnë komunitetet në të gjithë rajonin. Është shumë kënaqësi të mbështesim një hapësirë ​​ku idetë dhe bashkëpunimi mund të lulëzojnë dhe ku teknologjia mund të përdoret në të mirë të shoqërisë shqiptare.”– shprehet Tabori.

Piramida, e cila me rrënimin e saj ndër vite kishte marrë pamjen e një relikteje të vjetëruar të së shkuarës, tanimë është epiqendër e kulturës, edukimit dhe teknologjisë për të rinjtë. Teksa komentonte këtë transformim, nënkryetarja e bashkisë Tiranë Anuela Ristani tha se hapësira e re e krijuar nga One Albania ofron një përfitim për të gjithë ekosistemin.

“Detyra jonë është mundësimi i më të mirës për të gjithë dhe kjo hapësirë e ofron këtë. Ju përgëzoj, sepse One Albania përveç të bërit biznes, investon në komunitet, përmes vizionit, burimeve, aksesit që i ofron të gjithëve dhe ky ekosistem e bën këtë mjedis më të mirë. Kjo është një e mirë publike dhe ne të gjithë përfitojmë nga kjo, duke arritur të shfryzojmë potencialin tonë në maksimum.”– tha Ristani.   

Njëri nga drejtuesit e Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli u shpreh se One Connect Hub i shërben gjeneratës së re.

“Kemi hedhur një hap përpara me bashkëpunimin tonë me One Albania, e cila  ka qenë një mbështetëse e madhe për ne. Piramida është një hapësirë publike që i përket të gjithëve dhe ne, përmes investimeve, po i shërbejne gjeneratës së re, atyre që kanë ëndrra, atyre që kanë qëllime. 

One Connect Hub, si pjesë e Piramidës është një prej shtëpive të atyre që ëndërrojnë.” – theksoi Sarapuli.

Qendra përmban një zonë të dedikuar të podkasteve, e hapur për përdorim nga të gjithë krijuesit për të ndarë njohuri, diskutuar ide dhe për t’u angazhuar me një audiencë më të gjerë.

Gjithashtu, One Connect Hub do të ketë një kënd për realitetinvirtual, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të aksesojnë përmbajtjetargëtuese dhe arsimore, duke shfrytëzuar potencialin e teknologjisë VR për edukim.

Kjo qendër, e hapur për të rinjtë, inovatorët dhe startup-et, do të kthehet në një fener krijimtarie, inovacioni dhe teknologjie, ku do të lulëzojnë kreativiteti dhe bashkëpunimi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?