Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OpenAI emëron shefin e ri, i vjetri i bashkohet Microsoft-it
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > OpenAI emëron shefin e ri, i vjetri i bashkohet Microsoft-it
Teknologji

OpenAI emëron shefin e ri, i vjetri i bashkohet Microsoft-it

Published: November 20, 2023
Shpërndaje

Kompania OpenAI ka emëruar ish-shefin e Twitch, Emmett Shear si drejtor të përkohshëm, ndërkaq ish-shefi i kësaj kompanie, Sam Altman, i është bashkuar Microsoft-it në një varg episodesh befasuese në industrinë e inteligjencës artificiale.

Këto emërime, që ndodhën të dielën mbrëma, vijnë pas largimit të Altman disa ditë më parë nga posti i drejtorit të krijuesit të ChatGPT, duke u dhënë fund spekulimeve se ai mund të kthehej në OpenAI.

Në një deklaratë të publikuar në X që më herët njihej si Twitter, Shear hodhi poshtë spekulimet se bordi i OpenAI ka shkarkuar Altmanin për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sigurinë e modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale. Ai u zotua se do të nisë një hetim lidhur me këtë shkarkim, do të shqyrtojë një menaxhim të ri për OpenAI dhe të vazhdojë rrugën që kjo teknologji të jetë e qasshme, sikurse chatbot-in e tij viral.

- Publicitet -

“Nuk jam aq i çmendur sa të pranoj këtë vend pune pa pasur mbështetjen e bordit për komercializimin e modeleve tona të mrekullueshme”, – tha Shear, duke shtuar se “stabiliteti i OpenAI dhe suksesi jonë është shumë i rëndësishëm sa të lëmë që kjo mosmarrëveshje të na dëmtojë”.

Shear ka bashkëthemeluar Twitch dhe më herët gjatë këtij viti kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e një platforme të ngjashme të transmetimit të drejtpërdrejtë të videove në Amazon.com. OpenAI shkarkoi Altmanin të premten prej “mungesës së komunikimit” sipas një memoje të brendshme, që e ka parë Reuters.

Altman ishte bashkëthemelues i kompanisë që ndikoi në një bum në industrinë e inteligjencës artificiale gjeneruese, duke lëshuar në përdorim një vit më parë ChatGPT-në, chatbot-in që u bë një prej programeve më të popullarizuara kompjuterike në botë.

Drejtori i Microsoft, Satya Nadella, shkroi në X se Altman do të bëhet drejtor i një grupi të ri hulumtues të kompanisë, së bashku me kolegët e tjerë që u larguan nga OpenAI sikurse presidenti Greg Brockman, i cili dha dorëheqje pasi Altman u shkarkua.

Microsoft ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe ka rrezikuar investimet në këtë kompani pasi lëshoi në përdorim platformën Copilot për konsumatorët e tij, bazuar në teknologjinë e OpenAI.

Mëngjesin e së hënës, aksionet e Microsoft u tregtuan në bursa për pothuajse 2 për qind, pasi mori njerëzit kryesor të OpenAI me synim që të stabilizojë këtë kompani dhe që të u pamundësojë rivalëve të tij, Alphabet, Google dhe Amazon.com që të punësojnë njerëzit e talentuar të OpenAI.

Microsoft kishte mbështetur rikthimin e Altman në OpenAi, sipas burimeve. Nadella dhe Shear kanë thënë se kompanitë vazhdojnë të jenë të përkushtuara që të bashkëpunojnë, përderisa burimet pritet të shkojnë në grupin e ri që Altman do të udhëheqë në Microsoft.

Nadella shkroi në X se “misioni vazhdon”, teksa ripublikoi postimin e Altman. Vendimi i bordit për të mos rikthyer Altmanin si shef të OpenAI shqetësoi investitorët dhe punonjësit lidhur me rrugën që do të marrë kompania. Ata shprehën frikën se një numër i madh do të largohen nga kompania, që do të mund të ndikojë në të ardhurat e saj.

Pak pasi Shear u emërua si shef, punëtorët e pakënaqur u larguan nga selia kryesore e OpenAI në San Francisko, raportoi The Information. Dhjetëra pjesëtarë të stafit njoftuan të dielën mbrëma se do të largoheshin nga kompania, thanë burimet. Disa liderë të kompanisë publikuan në X mesazhin që thoshte “OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e tij”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Me gjak, unë jam shqiptare”, 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
  • VIDEO: Pamje të frikshme nga Himara, flakët në lartësinë e hoteleve, 7 banesa të djegura. Situata mëngjesin e sotëm
  • VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Tirana on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Vrojtuesi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. Dajti on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. Dajti on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. Dashi on META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?