Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
AktualitetKronike

Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares

Published: September 25, 2026
Shpërndaje

Rrjeti SafeJournalists reagoi të premten për rastin e shoqërimit nga policia të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca gjatë raportimit nga protesta e së enjtes, duke shprehur ‘shqetësim serioz’ për faktin se telefoni i saj celular vijon të mbahet nga policia edhe pas lirimit.

Sipas organizatës që mbron të drejtat dhe lirinë e gazetarëve, Peca po mbulonte protestën në cilësinë e saj si gazetare kur u shoqërua nga efektivët e policisë dhe u mbajt në komisariat dhe se ajo ka deklaruar se policia nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e sekuestrimit të telefonit të saj.

“Sekuestrimi apo mbajtja e pajisjeve të punës së një gazetari kërkon garanci të posaçme. Telefonat e përdorur nga gazetarët mund të përmbajnë materiale të papublikuara, komunikime me burime dhe informacione të tjera të mbrojtura nga konfidencialiteti gazetaresk. Çdo ndërhyrje në këto materiale duhet të ketë një bazë të qartë ligjore, të jetë e nevojshme dhe proporcionale dhe të shoqërohet me garanci efektive për mbrojtjen e burimeve dhe informacionit konfidencial të gazetarëve,” thekson Rrjeti SafeJournalists në deklaratën publike.

- Publicitet -

Organizata i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente që të sqarojnë menjëherë bazën ligjore për shoqërimin në komisariat të gazetarës si dhe për sekuestrimin dhe vijimin e mbajtjes së telefonit të saj dhe t’ia kthejnë pa vonesë pajisjen, përveçse nëse vijimi i mbajtjes së saj mbështetet në një masë të ligjshme, të nevojshme dhe proporcionale, të shoqëruar me garancitë e duhura procedurale.

Rrjeti thekson se “çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Media Citizens.al e konsideroi aktin si “pengim i drejtpërdrejtë i punës gazetareske” duke vlerësuar se gazetarët duhet të raportojnë nga terreni pa pengesa dhe pa ndërhyrje.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) reagoi të premten duke i bërë thirrje policisë që t’i kthejë telefonin gazetares.

“Telefoni është mjet pune për gazetaren dhe mund të përmbajë pamje të papublikuara, komunikime me burime konfidenciale dhe të dhëna personale. Mbajtja e tij mund të pengojë raportimin dhe të rrezikojë mbrojtjen e burimeve”- thotë AGSH në qendrimin publik.

Po ashtu AGSH e konsideroi shoqërimin e saj në policie si një akt të ndërmarrë në kushte tërësisht të papërshtatshme duke qenë se nga dokumentimi i pamjeve filmike Peca ka qenë qartësisht e identifikueshme si gazetare.

Organizata po ashtu e konsideron këtë ngjarje si “një përshkallëzim i rrezikshëm i sjelljes së Policisë ndaj gazetarëve dhe mediave në tërësi”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?