Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OSBE-ODIHR: Deri tani fushata modeste dhe me tone të moderuara! Janë regjistruar 2 raste dhune
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > OSBE-ODIHR: Deri tani fushata modeste dhe me tone të moderuara! Janë regjistruar 2 raste dhune
KryesorePolitike

OSBE-ODIHR: Deri tani fushata modeste dhe me tone të moderuara! Janë regjistruar 2 raste dhune

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

Kur janë mbushur 2 javë nga nisja e fushatës elektorale dhe duhen edhe pak më shumë se 2 të tjera nga data e zgjedhjeve, misionin i ODIHR për këtë proces zgjedhor ka përgatitur një raport të parë për klimën e deritanishme.

Në raportin e dalë në media vihet theksi te fakti se fushata zgjedhore e cila sipas vëzhguesve të huaj ka qenë jo e bujshme dhe me tone të moderuara.

Ndërkohë që përmenden 2 raste të dhunës, ku në njërën prej tyre iu rrezikua jeta një anëtari partia. Raporti evidenton se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.

- Publicitet -

“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka pasur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore.

Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në raport.

OSBE-ODIHR thotë se partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën dhe ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?