Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim ndaj vëzhguesve tanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim ndaj vëzhguesve tanë
AktualitetPolitike

OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim ndaj vëzhguesve tanë

Published: June 13, 2025
Shpërndaje

Misioni i OSBE-ODIHR ka përgënjeshtruar kreun e PD, Sali Berisha pas pretendimeve të tij se vëzhguesit për zgjedhjet e 11 majit, u kërcënuan nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Në një përgjigje për Report Tv, misioni i OSBE-ODIHR sqaron se në asnjë rast vëzhguesit nuk janë përballur me kërcënime apo frikësime nga qeveria, duke përgënjeshtruar kështu deklaratën e Berishës se madje Hasani shkoi deri aty sa i mori vëzhguesit në zyrën e tij për t’i kërcënuar.

“Në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre”, tha Berisha një ditë më parë.

- Publicitet -

“Nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet”, thotë OSBE-ODIHR.

Por, misioni i OSBE-ODHIR ndërsa e përgënjeshtron kujdeset që të theksojë se puna e tyre “është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojmë.”

Deklarata e plotë:

Faleminderit për emailin tuaj dhe për interesimin ndaj punës së ODIHR-it. Nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet. Është e rëndësishme të kuptohet se puna jonë e vëzhgimit të zgjedhjeve është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojmë. Do të doja gjithashtu të theksoja se vëzhgimi ynë i zgjedhjeve nuk është një qëllim në vetvete dhe nuk ka për qëllim të kritikojë shtetet apo qeveritë, por të ndihmojë në përmirësimin e procesit zgjedhor në të mirë të të gjithë qytetarëve.

ODIHR tani është duke përgatitur raportin përfundimtar. Ky raport do të përmbledhë vëzhgimin e zgjedhjeve dhe do të përmbajë rekomandime, të cilat do të ishim të kënaqur t’i diskutonim me autoritetet shqiptare, partitë politike dhe shoqërinë civile, për të identifikuar mënyra për të mbështetur reformën zgjedhore dhe zbatimin efektiv të rekomandimeve tona në Shqipëri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar
  • Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses
  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’

Komentet e Fundit

  1. palermo on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. Dyli on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Patriot Redoni on Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin
  4. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?