Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Padia për shpifje për emisionin ‘Piranjat’, Veliaj: Do habiteni kur të mësoni kush është i lidhur me iranianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Padia për shpifje për emisionin ‘Piranjat’, Veliaj: Do habiteni kur të mësoni kush është i lidhur me iranianët
AktualitetPolitike

Padia për shpifje për emisionin ‘Piranjat’, Veliaj: Do habiteni kur të mësoni kush është i lidhur me iranianët

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Euronews, ka deklaruar se intervista e sajuar nga emisioni ‘Piranjat’, lidhur me deklarimet e një shtetasi Italian, është një inskenim nga njerëzit e Ilir Metës, të cilët do të përballen për shpifjet në gjykatë.  Ai shtoi se në fakt, opinioni publik do të habitet kur të mësojë shumë shpejt se kush është i lidhur me iranianët.

“Të gjithë janë paditur sepse intervistën nuk e ka bërë gazetari. Ai ka marrë vetëm rolin e një ‘killeri’ me pagesë sepse është e vërtetuar shkencërisht, dhe po të jeni të vëmendshëm, intervista është me voice over. Intervistën e ka bërë dikush tjetër, por kanë qenë të pakujdesshëm në montazh, kurse gazetari aty është i kontraktuar si ‘vrasës’ me shirit magnetofoni. Në atë rast, ai nuk ka bërë gazetarin. Ajo intervistë është bërë nga pronari i ‘Piranjave’, është e provuar edhe nga ana laboratorike. Pronari i Piranjave është operativ politik i Ilir Metës, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, është në SPAK për disa akuza dhe afera. Nëse një gazetar nuk ka bërë vetë intervistën, por është marrë i kontraktuar për të bërë këtë ‘vrasje’ mediatike, do të duhet të japë llogari për këtë dhe ka bërë një gjë shumë të rëndë”, theksoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës shkoi edhe më tej, teksa deklaroi se njerëzit do habiten kur të shohin se ata që bërtasin më shumë, në fakt janë të lidhur me iranianët.

“Tani është koha për të bërë gjënë e drejtë. Do të shkoj edhe një hap më tej. Do habitesh kur të mësosh se kush është lidhur me iranianët dhe kush është i lidhur me disa nga ata personazhet, jo po ‘lopa’, jo po dhia, ca personazhe që u aluduan tek ajo intervistë. Kur t’i shohësh do thuash ky paska të drejtë! Pra, këta që shajnë më shumë qenkan me këta përditë. Do e shohësh”, tha Veliaj.

Pas transmetimit të deklarimeve të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dërgoi në gjykatë për shpifje televizionin Syri, emisionit “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu.

- Publicitet -

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?