Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paditi KQZ-në për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë”, Gjykata rrëzon Alibeajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paditi KQZ-në për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë”, Gjykata rrëzon Alibeajn
AktualitetPolitike

Paditi KQZ-në për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë”, Gjykata rrëzon Alibeajn

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj.

PD, përmes Indrit Sefës kërkoi në gjykatë shfuqizimin e vendimit të KQZ e cila ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, Koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pa PD-në e Berishës.

“Me Vendimin Nr. 6, datë 30.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

- Publicitet -

VENDOSI:

1. Rrëzimin e padisë.
2. Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palëve siҫ janë kryer.
3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim”, thekson Gjykata.

Njoftimi për media:

Sot, më datë 30.03.2023, ora 15:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1. Sokol Ibi (Relator);
2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
3. Edlira Petri (Anëtare);
4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
5. Alma Kolgjoka (Anëtare);

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.7 Regj.Themeltar, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar në seancë nga Indrit Sefa.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

PERSON I TRETË: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar në seancë nga Altin Kaziaj dhe Franci Nuri.

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.32, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

BAZA LIGJORE: Nenet 21, 64, 65 dhe 66, 124, 124/1, 145 e në vazhdim të Kodit Zgjedhor; Nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr.01, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

me Vendimin Nr. 6, datë 30.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Rrëzimin e padisë.
2. Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palëve siҫ janë kryer.
3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
4. U shpall në Tiranë më datë 30.03.2023.

Tiranë, më 30.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?