Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pagat më të ulëtat, çmimet në Shqipëri, të dytat më të shtrenjtat në rajon në raport me mesataren e BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pagat më të ulëtat, çmimet në Shqipëri, të dytat më të shtrenjtat në rajon në raport me mesataren e BE
EkonomiKryesore

Pagat më të ulëtat, çmimet në Shqipëri, të dytat më të shtrenjtat në rajon në raport me mesataren e BE

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%.

Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%. Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji  (106.7), Pijet joalkolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat. Më i lirë është duhani me 44%.

Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, rreth 30-40% më pak se vendet e tjera (me përjashtim të Kosovës) familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme.

- Publicitet -

Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto).

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare në 2022 në 771 euro, Mali i ZI 883 euro, Bosnja 883 euro.

Çmimet në Europë

Në vitin 2022, nivelet e çmimeve për shpenzimet e konsumit përfundimtar të familjeve, ndryshonin gjerësisht në të gjithë BE-në.

Nivelet më të larta të çmimeve u regjistruan në Irlandë (146% e mesatares së BE-së), Danimarkë (145%) dhe Luksemburg (137%). Ndërkohë, nivelet më të ulëta janë shënuar në Rumani (58%), Bullgari (59%) dhe Poloni (62%).

Hendeku më i madh i çmimeve për alkoolin dhe duhanin

Në vitin 2022, niveli i çmimeve për alkoolin dhe duhanin ishte rreth 3.3 herë më i lartë në vendin më të shtrenjtë, sesa në atë më pak të shtrenjtë. Nivelet më të ulëta të çmimeve për alkoolin dhe duhanin, u regjistruan në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Poloni (73%) dhe Hungari (78%).

Ndërkohë, nivelet më të larta janë regjistruar në Irlandë (216%), Finlandë (174%) dhe Danimarkë (138%). Ky ndryshim i madh i çmimeve është kryesisht, për shkak të dallimeve në taksat e këtyre produkteve.

Restorantet dhe hotelet, renditen të dytat për sa i përket diferencës së nivelit të çmimeve, me nivelet më të ulëta të çmimeve të regjistruara në Bullgari (51% e mesatares së BE), Rumani (61%) dhe Hungari (62%) dhe më të lartat në Danimarkë (156%), Finlandë (132%) dhe Luksemburg (131%).

Çmimet e veshjeve ishin më të lira në Bullgari (80% e mesatares së BE-së), Hungari (83%) dhe Rumani (84%), ndërsa më të shtrenjta në Danimarkë (134%), Suedi (117%) dhe Çeki (115%).

Pabarazitë u regjistruan gjithashtu për ushqimin dhe pijet joalkoolike, që variojnë nga 72% e mesatares së BE-së në Rumani në 121% në Danimarkë, pajisjet e transportit personal, që variojnë nga 87% në Poloni në 132% në Danimarkë, dhe pajisjet elektronike të konsumatorëve, nga 92% në Itali në 115% në Francë).

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?